Vritet në Shkodër Nardi i bujtinës Polia në Theth (VIDEO+FOTO)

Vritet në fshatin Grudë të njësië administrative Rrethinat, biznesmeni Ferdinand Polia, i cili kishte në pronësi bujtinën Polia në zonën turistike të Thethit. I njohur për të gjithë si Nardi i bujtinave, 35-vjeçari u qëllua me armë zjarri, ndërkohë që ishte duke udhëtuar me automjetin e tij tip fuoristradë.

Polia është dërguar në spital ku dhe ka ndërruar jetë pasi nuk ka mundur t'i mbijetojë plagëve të marra.

Në momentin e ngjarjes viktima ka qenë i shoqëruar nga një person tjetër, Xhovan Mirashi, i cili eshte shoqeruar ne polici. Ai ishte në automjet me të e që mendohet te jete punëtor i servisit te makinave ku kishte çuar automjetin e tij për riparim.

Pasagjeri Xhovani Mirashi

Pasi është larguar nga servisi, Polia është qëlluar me breshëri plumbash nga një person i cili është larguar me motor. Policia ka gjetur 20 gëzhoja plumbash në vendngajrje dhe një motor të djegur tek Ura e Mesit në Shkodër, i cili dyshohet se është përdorur nga autori që ka kryer vrasjen.

Ferdinand Polia kishte jetuar për shumë vite si emigrant në Itali dhe ishte kthyer në vend vetëm për të hapur bujtinën e tij

Jo pak herë, ai ka paraqitur shqetësimin lidhur me infrastrukturën në zonën e Thethit, ku kishte dhe bujtinën e tij të njohur me emrin Polia.

Në një lidhje telefonike për Report Tv në Janar të këtij viti Polia kërkonte ndërhyrje nga bashkia për rregullimin e infrastrukturës, pasi kishte patur kërkesa për të vizituar Thethin nga turistët edhe në dimër.

profilin në booking.com bujtina e tij paraqitet si mjaft e preferuar nga turistë nga vende të ndryshme të botës, të cilët kanë lënë komente pozitive mbi të. Ferdinand Polia ka qenë punonjës i administratës së Zonave të Mbrojtura në parkun kombëtar të Thethit.

..

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:10
Fotoja e fundit e Nardit të bujtinës para vrasjes, kolegia prek me mesazhin e lamtumirës (FOTO)

Biznesmeni Ferdinand Polia u ekzekutua sot pasdite me armë zjarri me breshëri në Shkodër. Ai ka qenë edhe punonjës i AZM, Agjencisë së Zonave të Mbrojtura.

Ndërsa kolegia e tij, Age Martini përmes një statusi në profilin e saj të Facebook-ut, ka publikuar një foto që viktima, Ferdinand Polia kishte bërë me të para se të ekzekutohej.

Si diçiturë për foton Age Martini ka shkruar edhe një mesazh prekës duke i dhënë lamtumirën mikut të saj.

' Paç dritë Nard Polia! ...duhet të ishte e shkrume dikun, se kur âsht takimi e kafja e fundit me nji person, ne sot nuk e ditme!  Zoti forcoftë familjen, kolegët i ke pikllu shumë!' shkruan ajo.

Ora 18:03
Gjendet një motor i djegur pranë vendit ku u vra Nardi i bujtinës Polia (VIDEO)

Policia ka gjetur një motor të djegur në Urën e Mesit në Shkodër,  e cila ndodhet rreth gjashtë kilometra nga fshati Grudë ku u vra pronari i bujtinës Polia, Ferdinand Polia.

Dyshohet se motori është përdorur nga autori që ka ka kryer vrasjen e biznesmenit dhe është djegur për të humbur gjurmët e policisë.

Ora 17:43
Vendi ku u vra dhe bujtina e biznesmenit në Shkodër (FOTO)

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur pak minuta më parë në Grudë të Shkodrës, aty ku një person është qëlluar për vdekje me armë zjarri.Polia rezulton të jetë një njeri që merej me turizmin edhe pronari i një bujtine në zonën e Thethit.

Në fotot e galerisë tregohen vendi ku ndodhi krimi, viktima dhe foto nga bujtina e tij e njohur në zonën e Thethit

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sa gjynah: 21/03/2019 09:49

    Ky djal nuk vritet as per gjak ! Shum gjynah njer shqiptat I mir qe ka promovu vendin e tij e qe vec te mira ka ba . Djal punetor e shembullor. Gjith shteti e ne si shoqeri duhet me u cu ne kam per ket vrasje qe te pakten te kapet me Cdo kusht ai qe e vrau

    Përgjigju
  • Shkodrani: 21/03/2019 03:13

    Ish Gruja ??? Apo ashashi ???? Ma shume mundsine dyta se leku po shkakton cdo gja sot

    Përgjigju
  • Sokol zojza: 20/03/2019 21:46

    Kusho Nardi paç drit e diell e zoti te past ne parriz...ngushellimet me perzemerta nga ana ime familjes se tij...E zoti ju befte ndihme

    Përgjigju
  • Gjynah i zotit: 20/03/2019 21:31

    Hera par qe e nigjoj si emer as nuk e njof as nuk e di Po duket shum djal pozitiv e punetor. Shum gjynah po me vjen keq si me e pas njeri temin

    Përgjigju
  • shkodrani: 20/03/2019 21:00

    Ku jan shkodranet spo thon kush e ka bo

    Përgjigju
  • Santa Quaranta: 20/03/2019 20:50

    Te gjithe dukagjinasit qe shetisin neper Shkoder me makina luksoze dhe qe kane prona neper Shkoder, Malesi te Madhe dhe alpe i kane ba leket me kanabis!!

    Përgjigju
    • petriti: 21/03/2019 10:40

      Si gjithnje,nuk zhgenjen asnjehere me komentet tuaja.Idiot total.Ngushellimet e mia per familjen tende qe te ka pjestar.

  • Shkodra: 20/03/2019 20:43

    Gjynah te vritet nji djal aq puntor qe punoj shum per turizmin e Thethit,Zoti i forcoft familjen e shokt e miqt e tij. U preft ne paqe

    Përgjigju
  • tori: 20/03/2019 19:38

    E shkreta Shkoder cfar e ka gjetur nga"dhuratat" e uluna ne Shkoder nga demokracia

    Përgjigju
    • Shkodrani: 26/03/2019 15:59

      Mirball ja ka ba enver hoxha ktyne atje n mal i ka lan .. duhet me i vu pashaport me hi nshkoder .... dukagjini asht shum vend i bukur ...po i keni q* shkodres tu bertit prej n an tj t rrugs ju duket vedi a thu se ka cliru shqipnin

    • Babloki: 23/03/2019 20:32

      Santa quaranta malokt edhe cjapat ti q.. ropt nga i pari fisit deri te I fundit ik se te q.. motren

    • Dukagjinas: 20/03/2019 22:33

      Po mor shoke po, Patme ba gabim kur nuk mun u morem vesht me sulltanin e na u desht me hip atje tash na vjen ecjap, Po ma mire era cjap se .... (Po mvjen keq me fol kshtu por smujta me nejt pa fol)

    • Santa Quaranta: 20/03/2019 20:54

      Po or Tor!! Te ulun n`Shkoder dhe po shkojn edhe te Astoria ku prej tyne vjen ne klub era cjap!!

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë