Bashkia e Gjirokastrës depoziton në Komisariatin e Policisë kallëzim penal ndaj shpërndarësve të panikut për prekjen me HIV/AIDS të kryebashkiakut Golemi dhe punonjësve të këtij aparati.

 Avokati mbrojtës Arben Llangozi ka depozituar kallëzimin penal ndaj Emin Kokalarit që përmban 30 faqe ndaj përhapjes së panikut në qytetin e Gjirokastrës.

“Kam ardhur pranë drejtorisë vendore të policisë Gjirokastër për të depozituar kallëzim penal dhe hetimin e faktit penal, që është shpërndarë në rrjetet sociale që në Bashkinë Gjirokastër është shpërndarë një epidemi me sëmundje HIV-AIDS. Për këtë kallëzim ne kemi kërkuar ndjekjen penale të autorëve të shpërndarjes së këtij paniku, por njëkohësisht që për qytetarët të jenë më të qetë dhe më të bindur për atë që ka ndodhur, të hetohen edhe funksionarët e bashkisë, të cilët janë implikuar në këto rrjete sociale. Ose këta persona që kanë shpërndarë epideminë, ose personat që kanë shpërndarë panik, të vihen përpara përgjegjësisë penale. Në fund të fundit duhet që qytetarët e Gjirokastrës të marrin një përgjigje të saktë nëse ka epidemi në bashki, apo jo. Nëse s’ka, autorët që kanë shpërndarë këtë panik dhe këtë lajm të rremë, duhet të vihen përpara përgjegjiësisë penale”,- thotë avokati.

Prej dy ditësh ka nisur të aludohet në media se kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Golemi është infektuar me HIV/AIDS. Prapaskena konfirmoi ekskluzivisht se lajmi nuk është i vërtetë.  Emin Kokalari pretendon se numri i të infektuarave në Gjirokastër është 150 vetë, ndërsa mbi 15 punonjëse dhe punonjës janë pjesë e Bashkisë Gjirokastër. Edhe përgjigja zyrtare e analizave të kryera nga Golemi në Spitalin e Janinës tregon se Golemi rezulton negativ.

Ndëkaq, pjesë e aludimeve nuk mund të qëndronte pa u bërë as kreu i PD, Sali Berisha. “Ky është një lajm mediash që kërkon verifikim. Por nëse kjo është e vërtetë, ai që përhap sëmundje, ai është një kriminel që ndëshkohet nga ligji në Shqipëri dhe në çdo vend të botës. Nuk mund të them edhe njëherë sa qëndron ky lajm mediatik“, tha Berisha.

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë

Bëhet me dije se Ë Kokalari ka qenë propozuar nga deputeti Erald Kapri si kandidat i Partisë Mundësia për Bashkinë Gjirokastër.

Lajm në përditësim...

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.