E SHUMËPRITUR! 'Pa gjurmë' gjen pas 22 vitesh Teuta Rrahmanin! Telefonata rrëqethëse e prindërve me vajzën: Mami im, kam 2 fëmijë (Lot e kërcim në studio)

TIRANË - Thuajse e pabesueshme për familjarët: 22 vite e zhdukur, Pa "Gjurmë" gjen Teuta Rrahmanin, sot 36-vjeçe. Teuta vendosi të rilidhë kontaktet me familjarët, që nuk reshtën së kërkuari, në një telefonatë në emisionin "Pa Gjurmë", duke thënë se ndodhet mirë dhe jeton në një shtet jashtë Shqipërisë (të cilin nuk e tregojmë), ndërsa për momentin gjendet me pushime në Holandë. "Pa Gjurmë" e kishte denoncuar zhdukjen e Teutës prej dy vitesh. Tashmë ajo është bërë nënë  e dy fëmijëve dhe thotë se kishte afro 5 vite që kërkonte të lidhte kontaktet me familjen, por nuk kishte mundur.  Emocione të papërshkueshme për familjarët, por edhe për stafin e "Pa Gjurmë" që dha lajmin e mirë për të. 

Rrëqethëse momentet kur nëna dëgjon për herë të parë zërin e vajzës së saj 22 vite pas, e cila e ka bërë gjyshe dy herë.

Pa "Gjurmë" realizoi telefonatën që solli mjaft lot gëzimi në studio.  

Nëna: Ku je o zemër
Teuta: Mami im
Nëna: Ku je shpirt i nënës, si je?
Tetuta: Mirë jam, ti mirë je mami?
Nëna: Mirë jam mami, mirë, o shpirti im. Kam 20 vjet që të kërkoj oj bijë.
Teuta: E mora vesh moj mamë.
Nena: Si ke qenë ti nënë?
Teuta: Unë mirë jam mami.

Babai (dridhet nuk mundet të flasë) :" Vetëm të jetë mirë".

Teuta: Kam vite që mundohesha të lidhesha me familjen, por nuk lidhesha dot.
Nëna: Zoti i madh na bashkon, Oj Teuta jeme
Teuta: Mami im zemër, të lutem mos u mërzit.
Nëna: Kur do vish moj nënë, ku je?
Teuta: Jam larg Shqipërisë mama.
Nëna: A je mirë moj bijë
Teuta: Po mama, jam mirë. Kam dy fëmijë
Nëna: Ndoshta të gjithë do më qeshin por jam shumë e emocionuar, jam e tëra e shokuar...kam thënë që nëse e gjej nuk e di se çfarë do të bëj, do kendoj, do kercej.... Të puth nëna oj bijë, do bashkohemi ishalla një ditë

Teuta: Do bashkohemi nënë, të premtoj. Natën e mirë mami babi.

Dhe vërtetë...Në "Pa Gjurmë" pati muzikë e kërcim, duke bërë mbylljen më emocionuese të kësaj puntate, me lajmin e shumëpritur për prindërit: Bashkimin e tyre me vajzën pas 22 vitesh.

1579817237_1579817164pagjurme.jpg

Mes emocionesh te forta, prinderit ndajne kercenimin me te bukur te jetes, pas lajmit te gjetjes se vajzes pas 22 vitesh

E fejuar ende kur ishte një e mitur, vetëm 13 vjeç, ajo u zhduk pa mbushur 14 vjeçe, nga Tirana. Teksa tashmë bëhet e gjallë për familjarët e saj, Teuta thotë se vendimin për t'u larguar e ka marrë pas vështirësive të mëdha në jetën e saj, për të cilat ajo thotë "se nuk mundet t'i tregojë kurrë". Kjo është telefonata që moderatorja e emisionit, Odeta Dume, realizoi për herë të parë me Teuta Rrahmanin, përpara se t'i jepte lajmin e gëzueshëm prindërve.

"Jam mirë, jetoj jashtë, tani për momentin jam me pushime në Holandë. Kam 5 vite që mundohem të lidhem me familjen, por nuk dija se si të lidhesha. Një shoqe këtu në Holandë më tregoi për programin tuaj. Unë jam bërë nënë, jam martuar dhe jam shumë e lumtur. Kam harruar edhe gjuhën, nuk dija se si të shkruaja as mbiemrin tim. Kanë ndodhur shumë gjëra, që nuk i kupton dot asnjëri, as nëna ime. Ai personi nga Tropoja që dyshonit se më mori, nuk më ka bërë asgjë, por kanë qenë njerëz të tjerë. Ai më ka ndihmuar më shumë nga të gjithë. Unë u largova nga shtëpia për shumë gjëra të tjera, që po ndodhnin në jetën time, që askush nuk e dinte. Nuk mund të më kuptonte askush në atë kohë, as nëna, as babai, asnjeri. Unë pranova të fejohesha. Unë nuk mund të tregoj kurrë, për atë që më ka ndodhur vite më parë. Nuk mund të tregoj dot se çfarë më ka ndodhur, e kam hedhur pas çdo gjë. Tani jam shumë e lumtur dhe jam shëndosh e mirë. Dua të flas me familjen, me nënën dua të di si është? Kur pashë emisionin mësova që vëllezërit i kam jashtë", thotë Teuta Rrahmani.

Teuta Rrahmani kur u zhduk dhe sot pas 22 vitesh

Teuta Rrahmani ishte informuar nga një shoqja e saj, se kërkohej prej kaq kohësh në studion e emisionit "Pa Gjurmë", me kërkesë të vazhdueshme të familjarëve, të cilët nuk kishin pasur asnjë informacion deri një ditë më parë, kur një dëshmi e rëndësishme mbërriti në emision.  Një dëshmitar nga Zvicra rrëfeu në studion e emisionit "Pa Gjurmë" se e ka parë Teutën dhe se ajo është shëndoshë e mirë. Hera e fundit që u pa ishte në banesën e xhaxhait të saj ku më pas u zhduket herët në mëngjes. Familja dyshoi në gjithë këto vite se Teuta u rrëmbeu nga një djalë nga Tropoja. Por sot, "Pa Gjurmë", solli lajmin e shumëpritur për nënën dhe babain e saj.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh

Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh