Lakra, ushqimi ideal
për ata që janë në dietë

Lakra, ushqimi ideal <br />për ata që janë në dietë
Lakra është një ushqim i shkëlqyer për njerëzit që janë në dietë. Një filxhan lakër përmban 15 kalori. Ajo përmban vitamina A, vitamine C, vitamine E dhe vitamina B. Secila prej këtyre lëndëve ushqyese është e vlefshme për trupin e njeriut.

Lakra mund të ndihmoje si ilaç në shumë mangësi. Kështu mangësia e vitaminës C mund të çojë në anemi, probleme me gingivet dhe dobësi e përgjithshme. Kjo mangësi dëmton sistemin imunitar dhe trupi është më i prekshem ndaj infeksionëve dhe sëmundjeve. Lakra siguron një shumë të mirë të vitaminës C. Në fakt, ajo ka më shumë vitamina C se portokalli.

Me kaq shumë lëndë ushqyese, lakra është e keshillueshme për riparimin e trupit nga konsumi i përditshem. Ajo është e dobishme në trajtimin e depresionit, ulçerave, kancerit të zorrëve dhe forcimin e sistemit imunitar. Një tjetër mangesë në të cilën lakra mund të ndihmoje është edhe mangësia e ushqimit të forte. Ushqimi i fortë, i njohur ndryshe si fije dietetike, është pjese e bimëve që nuk është në gjendje që të tretet.

Ai mban ujë dhe përmirëson funksionin e zorrëve. Mungesa e fijeve dietetike në ushqime mund të çoje në kapsllëk. Kapsllëku është shkaku kryesor i sëmundjeve te tilla si dhimbje koke, ulçera në stomak, tretje, kanceri i zorrëve, si dhe shumë probleme të tjera.

Lakra është e pasur me fije dietetike. Ky është ushqim shumë i mirë për t’u ngrënë n.q.s ju vuani nga kapslleku. Ndërsa mangesa në sasinë e duhur e squfurit mund të çojë në një sistem imunitar të dobësuar. E trupit është më pak efikas në luftimin e infeksionëve kur kjo mungon.

Lakra është e bollshme me squfur dhe mund të jetë shumë e dobishme në sherimin e plagëve. Squfurit është një tjeter lëndë ushqyese që është i rëndësishëm në sherimin e ulçerave në stomak. Lakra ndihmon për të pastruar gjakun dhe për të hequr radikalet e lira dhe acidin urik nga trupi. Radikalet e lira dhe acidi urik kanë në dorë të shkaktojnë artrit, reumatizem dhe disa probleme të lëkurës, të tilla si ekzema.

Lakra është gjithashtu e pasur me jod, një lëndë ushqyese jetike që ndihmon në funksionin e duhur të trurit. Jodi është e vështirë për të gjetur në ushqime. Lakra gjithashtu ndihmon sistemin nervor të funksionojë normalisht.


Shkrimi u publikua në Suplementin Shëndeti, në gazetën Shqiptarja.com
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi