“Viti 2015 mund të konsiderohet maja e procesit të legalizimeve". Kështu ka deklaruar drejtori i ALUIZNI-t, Artan Lame në një konferencë për shtyp të mbajtur paraditen e së enjtes.
"40 mijë familje shqiptare zgjidhën problemin e legalizimit të pronës”, tha Lame teksa shtoi se legalizimet janë reforma e parë për formalizimin e ekonomisë.
Sipas tij me sistemin e ri, aplikimi për cërtifikatën e pronësisë do të ndiqet nga ALUIZNI. Ndërsa përdorimi i një sistemi të unifikuar hartografie është risia tjetër e këtij procesi, e cila sipas Lames do të zgjidhë ngërçet nëpër institucione.
Po ashtu Lame tha se tashmë procesi i legalizimit eshte në fazën e qetë të operimit duke e kaluar fazën e kaosit. Kreu i ALUIZN-it u shpreh se po diskutohet ideja për ndarjen e 3 drejtorive të mëdha në zonat afër qyteteve.
"Shërbime e ALUIZN-it janë shtuar sepse janë shtuar institucionet që kërkojnë shërbim nga ne. E vetmja gjë normale është hapja e sportele të përkohshme në terren. Po shohim mundësinë për ndarjen e 3 drejtorive të mëdha në zonat afër qytetarëve. Në Durrës, Tiranë, Elbasan, Shkodër, por është ende një ide paraprake," tha Lame.
Sa i përket legalizime në Bulevardin e ri të Tiranës, Lame tha se ky proces ende nuk ka nisur pasi duhet të bine dakort njësërë institucionesh.
"Deri më sot neve nuk kemi operuar me legalizimet aty. Duhet të bien dakort institucionet si ALUIZNI me AKKP, Ministrinë e Transporteve, Bashkinë e Tiranës e pronarët për të gjetur se cilat janë objektet që preken, si do trajtohen. Por kam vënë re që shqetësimi i qytetarëve është niveli i shpërblimit. Kjo kam frikë se është çështje gjyqësore," shtoi ai.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO