Fakti është bërë nga kreu i Aluiznit, Artan Lame në komisionin e Veprimtarive Prodhuese i cili ka thënë se ka një numër të madh objektesh për të cilat është duke u menduar edhe një zgjidhje, sidomos në objektet ku strehohen familje.
Nga ana tjetër, teksa ka raportuar në Komision, Lame ka ngritur edhe shqetësimin për ndërtimet e bëra në zonat e mbrojtura, por ka theksuar se pas legalizimit të objekteve do të nis faza e urbanizimit.
“Problem janë ndërtimet pa leje në zonat e mbrojtura. Në fund të mandatit të parë qeverisës përfundojmë legalizimet e objekteve në zonat informale. Në të ardhmen synim kemi urbanizimin e zonave të legalizuara. Një pjesë objektesh nuk do legalizohen, si ato në zonat e mbrojtura, apo në kundërshtim me ligjin. Janë dhjetra mijëra objekte që nuk legalizohen. Po mendohet si do veprohet me familjet e objekteve që nuk legalizohen. Mund të sistemohen në objekte sociale ose me qira disa vjeçare” ka thënë Lame.
Gjithashtu Lame ka bërë edhe një rezyme të punës së bërë deri tani për legalizimin e objekteve pa leje.
“Në total 320 mijë objekte në proces legalizimi. Në total 420 mijë vetëdeklarime. 15 milionë dollarë në dispozicion të Agjencisë së trajtimit të pronave për kompensimin e pronave. Janë dhënë 83 mijë leje legalizimi. Rreth 5 mijë leje legalizimi në muaj. Kemi ndër mend të frenojmë ritmin, për të ruajtur cilësinë e lejeve. Problem planet e bashkive, kemi pasur raste kur kemi përfunduar në gjykatë ngaqë pronarëve u janë prishur ndërtimet nga bashkitë. Kemi çuar në qeveri ndryshime të procedurave, për thjeshtim të mëtejshëm. Kemi lënë rreth 1 mijë objekte pa përfshirë në proces legalizimi përgjatë Lanës. Kjo për shkak të projektit të rregullimit të kësaj hapësire. Probleme me mbivendosjet e pronave në hipoteka. Problem dhe pallatet e ndërtuara nga Enti Kombëtar i Banesave të cilat janë pa leje” ka thënë Lame.
Duke u ndalur tek çështja e pallateve pa hipoteka Lame ka thënës e të gjitha rastet duhet të miratohen me VKM të veçantë.
“Pallatet pa hipoteka problem në të gjithë Shqipërinë. Çdo pallat kompleksitet problemesh. Kemi arritur në përfundimin se duhet të miratohen rast pas rasti me VKM. Në legalizimin e tyre nuk duhet të kenë në vëmendje pronarim, por banorët” ka thënë ai.
Sa i përket objekteve të kultit, Lame ka theksuar se janë 1 mijë të tilla pa leje.
“Asnjë objekt i kultit musliman nuk do legalizohen pa marrë leje nga Komunteti Musliman. Janë rreth 1 mijë objekte kulti pa leje”.
Por raportimi i tij në komision nuk ka kaluar pa pyetjet e anëtarëve të tij. Ja disa nga diskutimet e deputetëve.
Mimoza Hajdarmataj: Thoni që keni nën kontroll procesin, por përse tenderoni shërbime te kompanitë private?
Helidon Bushati: Nuk ju kemi dëgjuar ende të jepni një qëndrim për ligjin e plehrave, si zë i përhershëm aktiv i shoqërisë civile. Është turp që qeveria i ka dhënë një kompanie serbe kaskadën e Drinit
Omer Fashi: Fotogratitë e ALUIZNIT, a tregojnë edhe fushat me kanabis?
vijon...
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)