Kreu i Kadastrës, Artan Lame, ka qenë sot në Berat ku zhvilloi një takim me banorët e ish-komunës Velabisht, ndërsa i ka sqaruar në lidhje me ligjin e ri të certifikimit të pronave.
“Nuk ekziston më koncepti i një certifikate, por çdo bashkëpronar e merr vetë duke e shkarkuar nga e-albania. Kjo funksionon nga janari 2021, por mesa duket ende nuk janë të informuar qytetarët. Tashmë nuk ka më debat apo grindje për të marrë certifikatën, siç ka qenë me ligjin e vjetër, ku përfundonin edhe nëpër gjykata apo shiteshin me lekë sot është thjeshtësuar gjithçka." - është shprehur Lame.
Artan Lame, nuk la pa përmendur edhe situatën tek 5 maji në Tiranë dhe atë të Unazës së Re ku shumë banesa do të shemben në kuadër të procesit të rindërtimit. Lame thekson se banorët e 5 majit, disa prej tyre duan paratë e një toke që s’është e tyre. Ndër të tjera Lame theksoi se do të marrin të plota paratë e shtëpisë.
“Duhet respektuar ai që ka ndërtuar pa leje, por ka ndërtuar në tokën e vet. Nuk po them se ajo që po ndodh tek 5 maji është gjë e keqe, mënyra si kërkohet, është ndërtuar pa leje në tokë me pronar, në tokë të të tretëve ose tokë-shtet. Duan dhe paratë e një toke që s’është e tyre. E kanë marrë legalizimin disa, dhe tani që bëhet shpronësimi do të marrin të plota paratë e shtëpisë dhe kërkojnë edhe shpërbliminm e tokës që nuk është e tyrja.
Të kuptojmë që jemi të gjithë shqiptarë dhe të barabartë, por në veprimet që bëjmë s’jemi të barabartë. Ju keni ndërtuar në tokën tuaj, nëse ka një projekt nesër, do e merrni lekun një më një edhe për tokën. Atje nuk është ndërtuar në tokën e tyre, s’ka kuptim të kërkojnë paratë e tokës kur nuk është përfunduar procesi i blerjes së tokës.”-tha Lame.
-
Meqe permende se nuk duhet tu paguhet toka se nuk eshte e tyre kur te kryhen shembjet do me ktheni token qe keta me kane zene? Sepse nqs token ne fjale do ta marre dikush tjeter per ndertim dhe jo un i zoti saj, ahere me mire te rrine ata
Përgjigju -
BRAVO LAME,,,SHPELLARET NE SHPELLA E KANE VENDIN,,,JO NE PERIFERITE E QYTETEVE,,,MUT -SHURRE DHE MORRA SJELLIN NE QYTET,,,TUBENSTAFKURULLAH....
Përgjigju -
Do përgjigjesh për kto mashtrime shoku artan, do përgjigjesh. Kemi kohë që kemi aplikuar dhe marrim pergjigjen famkeqe në proces. Jep çertifikatat se do përgjigjesh personalisht se na xhvate keq mor i pabes
Përgjigju -
Doli ky te beje show, sa here qe i dalin broçkullat neper stallat e kadastrave fiks mbas 2 jave del kaposhi per te kakaritur mashtrimet.. edhe kur aplikon tek ealbania te kethejne pergjigje jemi duke punuar me dosjen edhe per 2 vjet radhazi e njejta pergjigje, keshtu qe duhet te kapesh ndonje ta paguash qe te mbarosh pune.
Përgjigju










Komente
Komento