U krijuan në vitin e largët 1853 me qëllimin e vetëm për të qenë veshje pune për kërkuesit amerikanë të arit, por shumë shpejt do të bëheshin një prej veshjeve më të dashura anekënd nëpër botë.
Ajo që i diferencon nga veshjet e tjera është aspekti i tyre praktik, komod, por edhe stil në të njëjtën kohë. Edhe pse kanë kaluar më shumë se 160 vjet nga krijimi i tyre, pantallonat jeans ndryshojnë, por edhe rikthehen vazhdimisht në modë..
Nëse deri vjet mund t’ia keni hedhur paq duke përdorur xhinset e të dashurit ‘’boyfriend jeans’’, sivjet do rrëmoni nëpër dollapet e mamave. Mom jeans, një prej modeleve ikonë të viteve '80-'90 rikthehen si një prej trendeve më të bukura kësaj pranvere. Në fotogalerinë e mëposhtme sjellim për ju kombinimet më të bukura të këtij trendi./Living
[gallery]22391[/gallery]
(d.b/Shqiptarja.com)
