Janë mbajtur sot në Katedralen e Korçës homazhet për Teodor Vason, ish-futbollistin e disa klubeve në Shqipëri si Skënderbeu, Tirana, Partizani e Dinamo, por edhe e ekipit kombëtar, i cili ndërroi jetë të dielën në moshën 82-vjeçare. Ish-futbollistë, trajnerë, dashamirës e përfaqësues klubesh dhe futbollit shqiptar morën pjesë për të shprehur ngushëllimet e tyre.
“Humbja është jashtëzakonisht e thellë, jo vetëm për ne, miqtë e tij, por për të gjithë qytetin dhe në planin më të gjërë edhe për të gjithë Shqipërinë,”-u shpreh Dhimtraq Xhambazi, ish-futbollist.
“Në të gjitha aspektet e punës së tij, kudo që ka jetuar, ai ka krijuar një marrëdhënie shumë të mirë me njerëzit sepse i tillë ishte Teodor Vaso,”-tha Robert Çingo, trajner.
“Teodor Vaso është simbol. Është emri symbol i Korçës, por edhe i të gjithë futbollit shqiptar. Njeriu që i dha gjithçka familjes së madhe të futbollit, qytetit të tij, por edhe Shqipërisë sepse luajti me kombëtaren shqiptare,”-deklaroi Dëfrim Methasani, gazetar.
“Teodor Vaso legjendë e madhe e futbollit korçar por edhe e atij shqiptar. Mbaj mend të gjithë ecurinë e tij si sportist, por e kam njohur shumë edhe nga familja e tij e nderuar dhe e respektuar,”-u shpreh At Ilia Kotnani.
Për të nderuar figurën e Teodor Vasos nuk munguat as politikanët.
“Shpreh nderimin më të thellë për legjendën e futbollit korçar dhe kombëtar. Sot i bashkohet në përjetësi shokëve të tij të paharruar me të cilët la gjurmë të jashtëzakonshme në historinë e futbollit tonë si Panajot Pano, Ramazan Rragamit, Ali Mema, Josif Kazanxhi e Lin Shllaku,”-deklaroi Ilir Meta, kryetar i Partisë së Lirisë.
Teodor Vaso lindi në vitin 1941 dhe la gjurmë ta pashlyeshme në futbollin shqiptar, kryesisht me kombëtaren, teksa në vitin 1967 luajti i dëmtuar përballë Gjermanëve të Bekenbauerit dhe Hejnkesit, duke qëndruar i pakalueshëm dhe duke mos i lejuara ata të kualifikohen për në Botëror.
Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.4%
-
PD
13.5%
-
Partitë e vogla
20.1%
Vota total: 916
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Devoll/ Përfshihet nga flakët një sipërfaqe toke në malin e Moravës, 7 zjarrfikës në vendngjarje, erërat e forta favorizojnë përhapjen e zjarrit
13 Mars, 19:43
-
Afera ‘Partizani’/ GJKKO shtyn për më 4 prill seancën paraprake! Të pandehur Sali Berisha, dhëndri Jamarbër Malltezi dhe të tjerët
13 Mars, 14:41
-
Shtohen pakënaqësitë ndaj Berishës, kandidatja largohet nga lista e hapur në Korçë
13 Mars, 14:03
-
Zgjedhjet/ Meta mbron listën e PL nga qelia: Gongu ra, kreu i narkoshtetit është futur në bunker! Lista jonë më dinjitozja
13 Mars, 10:34
-
Kush janë 5 opozitarët që i bashkohen PS-së! Braimllari në listën e hapur në Tiranë, Nusret Avdulla në Fier! Ish-funksionarja e PD në listë të sigurt
12 Mars, 22:17
-
PS publikon emrat për Qarkun e Korçës, zv.ministrja Kuko vend në listë të sigurt
12 Mars, 20:15
-
E rëndë në Maliq, motori përplas për vdekje këmbësorin e moshuar, plagoset edhe drejtuesi! Policia nis hetimet (VIDEO)
12 Mars, 19:31
-
Zbulohen emrat e kandidatëve për deputetë në listën e mbyllur të PD-së për Qarkun Korçë, Berisha rendit të tretin më të votuarin e primareve
12 Mars, 18:05
-
Orë vendimtare për partitë, sot afati i fundit për dorëzimin e listave për deputetë! PS e PD ‘vulosin’ pasdite ekipin garues për 11 maj
12 Mars, 07:35
-
Fatbardh Kadilli për Report Tv: Rama ka strategji mbështetjen e SPAK-ut dhe reformën në drejtësi, Berisha për herë të katër në opozitë! PL në degradim total
11 Mars, 19:39
-
‘Janë 41 vepra të tjera që akuzohet Berisha’, avokati Beqiri në 'Frontline': Për 11 dosje janë hapur hetimet! Veliaj duhet hetohet në gjendje të lirë
11 Mars, 19:27
-
Mban ‘gjallë’ artizanatin, Rama ndan historinë e sipërmarrëses nga Voskopoja: Ëndërr e kthyer në realitet falë vendimit për t’u kthyer në vendlindje
11 Mars, 17:09