Lamtumira për politikanin dhe aktivistin tiranas Arben Tafaj! Politikanë, miq e bashkëpunëtorë të pranishëm në homazhe

Tirane- Do të mbahet mend si mbrojtës dhe promovues i trashëgimisë kulturore dhe vlerave të Tiranës, intelektual, aktivist e politikan. Arben Tafaj, i ndarë nga jeta të martën në mënyrë aksidentale, u përcoll mes nderimesh për në banesën e fundit. Të pranishëm në homazhet e zhvilluara në Pallatin e Kongreseve ishin të pranishëm bashkëpunëtorë, miq dhe kolegë të Tafajt, por edhe figura të njohura të politikës, artit dhe medias.

Ish presidenti Bamir Topi, mik me Tafajn, e cilëson si figurë përfaqësuese të Tiranës.

“Figurë përfaqësuese e Tiranës, një miku im i fëmijërisë, një mik konstant, një përfaqësues dinjitoz, djalë qytetar, fisnik, fjalëpaktë, punëshumë dhe padyshim sot është një dhimbje e madhe.”,- tha Topi.

Ndërsa kryetari i PD-së, Sali Berisha e cilëson një qytetar, prind dhe bashkëshort shembullor.

“Erdha të shpreh mirënjohjen më të thellë për Arben Tafajn, një qytetar shembullor i Tiranës, një prind, bashkëshort shembullor. Një qeveritar vendor i ndershëm, i aftë, kompetent.  Një parlamentar i kryeqytetit, i aftë, i ndershëm dhe një përfaqësues dinjitoz i qytetarisë së Tiranës. Një njeri që i kushtoi jetën e vet, veprimtarinë e tij, mbrojtjes së vlerave të kësaj qytetarie dhe ishte pa diskutim një nga përfaqësuesit më dinjitoz të saj. I shpreh edhe njëherë ngushëllimet e mia familjes së nderuar Tafaj. Shpreh ngushëllime për të gjithë qytetarët e Tiranës që kanë humbur një përfaqësues të shquar, për të gjithë miqtë, të afërmit e tij.”, - vërejti Berisha.

Për Jorida Tabakun, ai është një qytetar simbol i Tiranës.

“Arben Tafaj është një nga qytetarët simbol të këtij qyteti, një intelektual i vërtetë. Ai përpiqej gjithmonë për të përçuar traditën, historinë, trashëgiminë e Tiranës. I bënte bashkë të gjitha trevat pavarësisht prejardhjes së tij.”, - tha ajo.

Ndërsa gazetarja Rezarta Delisula, bashkëpunëtore dhe mike e Arben Tafajt mendon se ndarja e tij nga jeta është humbje për të gjithë shqiptarët.

“Prej vitit 2001 unë jam pjesë e shoqatës ‘Tirona’ dhe bashkë me Benin kemi bërë shumë projekte dhe kemi menduar për ta ringjallur trashëgiminë kulturore të Tiranës. Është një humbje e madhe jo vetëm për komunitetin tonë, dhe për familjarët, që është e padiskutueshme, por për të gjithë shqiptarët, sepse Beni kishte miq kudo.”, - tha Delisula.

Arben Tafaj ndërroi jetë mëngjesin e së martës në moshën 63-vjeçare, pasi u rrëzua aksidentalisht nga shkallët e ndërtesës së tij në Tiranë. Pak vite më parë ai i kishte mbijetuar një sëmundjeje të rëndë. Tafaj ishte kryetar i Shoqatës "Tirana" prej vitit 2001. Ai mbante titullin ndërkombëtar “Ambasador i Paqes” akorduar nga një organizatë Ndërkombëtare.

B.G/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Gjykata më e lartë e Francës konfirmon dënimin për korrupsion ndaj ish-presidentit Sarkozy

Gjykata më e lartë e Francës konfirmon dënimin për korrupsion ndaj ish-presidentit Sarkozy