Lamtumirë Lazer Filipi
nxënësi i fundit i Migjenit

Lamtumirë Lazer Filipi<br />nxënësi i fundit i Migjenit
Aktori dhe skenaristi i njohur shqiptar, Lazër Filipi është ndarë mbrëmjen e së premtes nga jeta në moshën 95-vjeçare. Gjatë karrierës së tij, artisti shkodran interpretoi rreth 80 role në teatër e kinematografi si: Vasili, Truviçi, Dobçinski, xha Shazua, Gjica, Ksanti, Klarku, etj.

Filipi njihet për pasionin në interpretimet e shumë filma artistikë në teatër, duke i dhënë publikut një galeri të tërë rolesh. Janë këto role që e bënë atë një ndër aktorët më të dashur në Shqipëri.

Ndër interpretimet më të paharruara në kujtesën e artdashësve janë: Babai i Ofelisë në dramën “Hamleti” të Shekspirit, Xha Shozi në dramën “Familja e peshkatarit” të Artistit të Popullit Sulejman Pitarka, Klarku në dramën “Arturo Ui” të poetit dhe dramaturgut gjerman Bertold Brecht, Lenini në dramën “Orët e Kremlinit” të shkrimtarit rus Nikolai Podovin, etj. Kryeroli i tij mbetet roli i Leninit në dramën “Orët e Kremlinit”. Filipi ka luajtur edhe në filmin e tij të parë “Tana”, në vitin 1958. Ndërsa filmi i tij i fundit ishte “Ne dhe Lenini” në vitin 2009. Me motivacionin për merita të larta në fushën e artit skenik, në vitin 2005 është nderuar me titullin “Artist i Merituar”. Lazër Filipi lindi më 7 shkurt 1921 në Shirq të Shkodrës.

Edukimin bazë e mori në vendlindje ku ishte edhe nxënës i Migjenit. Ai u bë i njohur që fëmijë me pjesët teatrale të vëna në skenë. 

Pas mbarimit të luftës, Lazër Filipi ndoqi studimet për dramaturgji, fillimisht në Kroaci, e më pas në Çeki. Për përkushtimi ndaj roleve të cilat i skiconte me detaje të holla e shprehëse. Lazër Filipi mbetet një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre