TIRANE - Reshjet e ditëve të fundit kanë rritur nivelin e lumit Lana, ndërsa në zonën e Pallatit me Shigjeta disa biznese prej ditësh janë në ujë. A1Report sjell reagimin e tregtarëve të cilët deklarojnë se bashkia duhet të gjej zgjidhje, pasi ata nuk mund ta përballojnë të vetëm këtë situatë ku dëmet janë të konsiderueshme.
...

Reshjet intensive të cilat shkaktuan përmbytjet në jug, kanë lënë pasoja edhe në kryeqytet, ku shumë biznese janë dëmtuar nga ujërat e lumit të Lanës. Në zonën e njohur si “Pallati me Shigjeta”, uji ka depërtuar duke dëmtuar njësi tregtare. Bizneset në këtë zonë deklarojnë se kanë trokitur në Bashki disa herë, por ende nuk ka asnjë zgjidhje.
Bashkia e Tiranës njoftoi këtë të premte se janë marrë një sërë masash dhe qindra punëtorë ndodhen në terren, ndërsa puseta të bllokuara dhe pellgje uji qëndrojnë mbi rrugët kryesore.

Thirrjes së administratës së bashkisë se bizneset, të cilat rrezikohen duhet të marrin masa paraprake, një prej tregtarëve në zonën ku Lana del nga shtrati dhe krijon përmbytje i përgjigjet duke thënë se ujërat e zeza janë përgjegjësi e bashkisë.

Pas reshjeve të paradites Lana ndodhet pak centimetra nga shtrati i saj normal ndërsa një përkeqësim i motit siç dhe pritet mund të shkaktojë daljen e lumit dhe pamundësinë e ujërave për tu shkarkuar kur tubacionet ndodhen në disnivel.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO