Lantona Sado është emëruar Drejtoreshë e Përgjithshme e Institutit të Statistikave (INSTAT), prej datës 7 janar të këtij viti.
Sado ka mbi 20 vite përvojë në statistikat zyrtare. Ajo ka nisur karrierën e saj në INSTAT ku ka punuar fillimisht si specialiste dhe më pas si përgjegjëse njësie për projekte statistikore kombëtare dhe ndërkombëtare, duke kontribuar drejtpërdrejt në realizimin e studimeve të mëdha sociale (si HBS, DHS, MICS, LSMS).
Pas përfundimit të doktoraturës në Universitetin Sapienza të Romës, Sado ka marrë pjesë në disa projekte bashkëpunimi ndërkombëtar si menaxhere dhe eksperte teknike, duke fituar gjithashtu përvojë në fushat e menaxhimit administrativ dhe financiar.
Ajo ka njohuri të thella mbi rregulloret, rekomandimet dhe standardet e BE-së që lidhen me statistikat zyrtare, si dhe një njohje të mirë të rekomandimeve të OKB-së për statistikat zyrtare. Pozicioni i saj i fundit ishte Këshilltare Rezidente Twinning për projektin e financuar nga BE-ja “Forcimi i Sistemit Kombëtar Statistikor të Palestinës duke e mbajtur ritmin me zhvillimet e reja”.
Komente









