TIRANE - Klubi i Patriotëve të Rinj zhvilloi sot një protestë paqësore para ambasadës serbe në Tiranë kundër heqjes së lapidarit të UÇPMB-së në Luginën e Preshevës nga forcat e xhandarmërisë serbe.
Protestuesit me pankartat në duar ku ndër të tjera shkruhej: “Të gjithë jemi UÇPMB”, “Lugina nuk është vetëm” “Një komb, një qëndrim” i kërkuan ambasadorit serb në Tiranë të jepte arsyen e heqjes së lapidarit të UÇPMB-së, ndërsa qeverisë shqiptare të dëbojë ambasadorin serb në Tiranë për padrejtësinë që iu bë shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Kryetari i Klubit të Patriotëve të Rinj, Ardit Bido në një prononcim për mediat u shpreh se heqja e lapidarit të UÇPMB-së është padrejtësi që i bëhet jo vetëm shqiptarëve të Luginës së Preshevës por të gjithë shqiptarëve të Malit të Zi, të Maqedonisë, të Shqipërisë dhe atyre të Çamërisë.
“Ne sot po zhvillojmë një protestë paqësore përpara ambasadës së Republikës së Serbisë për një padrejtësi që i është bërë jo vetëm Luginës së Preshevës, jo vetëm shqiptarëve të Preshevës por shqiptarëve të Malit të Zi, shqiptarëve të Maqedonisë, shqiptarëve të Shqipërisë dhe shqiptarëve të Çamërisë sepse lapidari i hequr në Preshevë është lapidari i të rënëve të kombit shqiptar.” u shpreh Bido.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com