TIRANE - Plagosen dy kushërinj pas një konflikti për motive pronësie. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Laprakës në përiferi të kryeqytetit. 

Sipas njoftimit zyrtar te policise rreth orës 19.25 ne Rrugen “Vangjel Noti” ne Tiranë, ka patur një konflikt ndermjet dy familjeve, te cilat janë goditur me sende të forta me njera tjetren dhe më pas shtetasi Eduart Ferit Xheja ka shkuar në banesën e tij, ka marrë një armë zjarri gjysëm automatike model 54, dhe ka qelluar ne drejtim te tyre, duke plagosur në këmbë e dorë shtetasit Bekim Zani 47 vjec dhe Lefter Zani 28 vjeç, banues në Rrugen “Vangjel Noti” ne Tiranë, te cilet jane nen kujdesin e mjekeve ne Spitalin Ushtarak Tirane, jane jashte rrezikut per jeten.

Sherbimet e Komisariatit te Policise Nr.3 ne Tirane, pasi jane vene ne dijeni te ngjarjes, kane nderhyre menjehere per shuarjen e ketij konflikti, duke bere te mundur kapjen dhe arrestimin ne flagrance te shtatasit Eduard Ferit Xheja, 29 vjeç, lindur ne Elbasan dhe banues ne Tirane, te cilit ju gjend dhe kap arma e krimit pushke model 54, e cila u sekuestrua ne cilesine e proves materiale.

(jd/shqiptarja.com)