Laprakë/ 'Na lini të jetojmë...', prindër e fëmijë me maska në hundë protestojnë kundër fabrikës së tullave (VIDEO)

LAPRAKË- Banorët e zonës së Laprakës kanë dalë sërish në protestë kundër fabrikës së tullave 'Edil Centro' për shkak të ndotjes së lartë që kjo fabrikë shkakton.

Sot në këtë protestë të banorëve të Laprakës është vërejtur një numër i lartë fëmijësh të cilët me maska në hundë protestonin përkrahë prindërve. Ndërkohë që në duar mbajnë edhe pankarta 'na lini të jetojmë', 'Nuk marrim dot frymë', 'Na mbroni..' etj.

Qytetarët ankohen se tymi që del nga fabrika, është i dëmshëm për shëndetin dhe kancerogjen. Sipas banorëve, tymi i zi që del nga fabrika siç duket në videot amatore të filmuara nga ata në orare të ndryshme gjatë ditës e natës shkaktohet nga mosfunksionimi i filtrave.

 Ndaj fabrikës, në muajin prill të këtij viti është vendosur një gjobë prej 500 mijë lekësh, nga Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit, për mos plotësim të kushteve, por banorët shprehen se asgjë nuk ka ndryshuar dhe fabrika vazhdon po njësoj me ndotjen.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë