Flakët kanë shkatërruar thuajse plotësisht automjetin, por fatmirësisht nuk kanë shënuar të lënduar në njerëz. 

Sipas policisë, automjeti ka qenë i parkuar në rrugë, ndërsa banorët thonë për A1Report se kanë parë një person, i cili rezultoi të jetë Ndrek Ndrecaj pronar i mjetit, të ndezë kuadrin e makinës dhe në ato momente është përfshirë nga flakët. 

Sipas të njëjtit burim, Ndrecaj ka mundur të dalë i padëmtuar nga flakët. Për shuarjen e flakën u desh mbërritja e një automjeti zjarrëfikës, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Komisariatit numër 3 për hetimin dhe sqarimin e plotë të ngjarjes. 

Burimet policore thanë se është marrë në pyetje Ndrecaj që ka deklaruar se ka qenë duke rregulluar mjetin kur ka kuptuar se ka bërë masë dhe është larguar. Ngjarja për policinë është klasifikuar si aksidentale

djegia makinesdjegia makines

makina djegur    makina djegur