Një lapsus i bërë në fletoren zyrtare mund t’i kishte kushtur shumë ministres së Integrimit Europian Klajda Gjosha.

 Për shkak  të një udhëtimi zyrtar ministrja i ka deleguar kompetencat Zv. Ministres Eralda Çani periudhë dy ditore. Por në vend që të ishte shkruar  data 24. 01.2017, është  shkruar 24.06.2017.
 
Në deklaratën e Ministrisë së Integrimit shkruhet se ky gabim është rregulluar  duke bërë që
urdhri fillestar të shfuqizohet. 
 
Në deklaratë theksohet se Klajda Gjosha,   vijon të ushtrojë detyrën e saj dhe në asnjë rast nuk ka deleguar kompetencat për një periudhë   më të gjatë se ajo e shërbimeve  jashtë vendit, në funksion të ushtrimit të detyrës së saj.

gjosha
(Vendimi i publikuar në Fletoren Zyrtare)

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)