Lara Colturi ngjitet në podiumin e Botërorit, në Francë e prezantojnë si talentin e skive (VIDEO)

Lara Colturi ngjitet në podiumin e Botërorit, në Francë e prezantojnë si talentin e skive (VIDEO)

Lara Colturi në podium (djathtas)

Lara Colturi është renditur e treta në Botërorin e të rinjve në ski që po zhvillohet në Francë. Mesditën e kësaj të premteje italiania e natyralizuar si shqiptare arriti të ngjitet në podium ashtu si edhe një vit më parë duke u renditur në vendin e tretë në kategorinë e femrave për Slalomin Gjigand.

Në prezantimin e garës së saj, 17-vjeçarja është cilësuar si talenti i madh i skive, kjo edhe pas arritjeve të saj në Kupën e Botës për të rritura, ku doli në "top 12" më të mirat.

Në garën e së premtes, Colturi si në lëshimin e parë ashtu edhe në të dytin regjistroi kohën e tretë më të shpejtë. Ditën e shtunë skiatorja do të ketë mundësinë të shprehë talentin në kategorinë e slallomit për të mbyllur aktivitetin e të rinjve dhe për t’iu rikthyer Kupës së Botës për të rritura me etapën e Andorrës javën e ardhshme.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Bajram Begaj uron Krishtlindjet nga Mitropolia e Beratit: Ditë e shenjtë që simbolizon paqen, të reflektojmë për vlerat e njerëzimit dhe dashurinë!

Presidenti Bajram Begaj uron Krishtlindjet nga Mitropolia e Beratit: Ditë e shenjtë që simbolizon paqen, të reflektojmë për vlerat e njerëzimit dhe dashurinë!