Presidenti Ilir Meta përmes një reagimi në rrjete sociale shkruan se migrimi në përgjithësi, i të rinjve dhe intelektualëve në veçanti, po merr gjithnjë e më shumë tiparet e largimit masiv dhe kjo sipas tij do të jetë fatale për vendin.

Lidhur me këtë fenomen ai i ka bërë thirrje klasës politike, duke i kërkuar të rikthejë besimin te të rinjtë për një të ardhme europiane.

"Migrimi në përgjithësi, i të rinjve dhe intelektualëve në veçanti, po merr gjithnjë e më shumë tiparet e LARGIMIT MASIV TË TRURIT, kostoja e të cilit mund të jetë FATALE për vendin dhe kombin në të ardhmen.

Duhet një REFLEKTIM nga e gjithë klasa politike dhe shoqëria jonë, për t’i thënë ndal shpopullimit të shqipërisë, rikthimit të besimit në radhë të parë tek të rinjtë dhe të rejat për të ardhmen europiane të vendit tonë", tha Meta.

VIDEO e postuar nga presidenti Meta