KQZ vendosi që t’u hiqte mandatin sot dy deputetëve Gledion Rehovicës dhe Aqif Rakipit. Tashmë në vendin e tyre do të hyjnë dy deputetë të rinj nga LSI dhe PDIU.

Në vendin e Rehovicës nga lista e LSI në qarkun e Beratit do të hyjë Silva Caka, e cila ka qenë gjithashtu deputete e kësaj force politikë nga vitit nga 2013 deri në 2017.

Ndërsa për Elbasanin në vend të Rakipit do të futet Dritan Bici. Bici nuk është në  figurë e panjohur për mbarë opinion publik, pasi vjen nga radhët e drejtuesve në pushtetin vendor duke qenë se ka qenë kryetar i bashkisë së Gramshit.


silva caka dhe dritan
Silva Caka dhe Dritan Bici

d.b/shqiptarja.com