Në shkollën e Shishtavecit dhe Topojanit nuk ka patur këtë vit asnjë regjistrim të fëmijëve në klasën e parë. Kjo gjë ka ndodhur për shkak se shumë familje janë larguar drejt Gjermanisë me synim marrjen e azilit. “Sidomos në Shishtavec ka një largim masiv të nxënësve në shkolla. Kjo është një zonë që është e varfër nga ana ekonomike. Janë faktorët ekonomikë dhe pastaj faktorët tradicionalë”, thotë një mësues i kësaj shkolle për mediat. Fenomeni i largimit me qëllim marrjen e azilit është shumë i përhapur edhe në bashkinë e Kukësit, ku numërohen 267 nxënës të larguar.
/Shqiptarja.com









