Jonaid Myzyri është emëruar në krye të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara. Emërimi vjen pas njoftimit të dorëheqjes së drejtoreshës së mëparshme, Arlinda Pogajt.

Më herët, Myzyri ka shërbyer si drejtues i Komisionit të Prokurimeve Publike. Në qershor 2025 ai u mor i panderhur nga SPAK për shkelje të një tenderi me vlerë 2.2 milionë euronë vitin 2020 për mirëmbajtjen e segmentit rrugor me gjatësi 59 kilometra Rrëshen (Ura e Fanit)-Shpal, Shpal-Qafë Bene-Hadroj dhe Shpal-Ura e Repsit. Tenderi u zhvillua nga ARRSH më 18 shtator 2020, proces në të cilin janë konstatuar shkelje ligjore, të cilat KPP me kryetar Myzyrin i shpërfillën.

Gjykata e Posaçme ka kthyer pas për plotësim hetimesh dosjen duke i lënë kohë 45 ditë SPAK-ut për veprime hetimore shtesë, përfshirë një akt-ekspertim.

Lajm në përditësim...