TIRANE - Që nga e nesërmja (e Premte), qytetarët që kanë protestuar prej 3 ditësh për dorëheqjen e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, do të zhvendosen në afërsi të Parlamentit, ku do të qëndrojnë aty në pritje të qytetarëve dhe firmave të tyre, për nënshkrimin e një peticioni. Peticioni vetë do të jetë aty për të shprehur vullnetin e sovranit e kështu për t’i kërkuar Kuvendit mbledhjen e një seance të jashtëzakonshme për shkakrimin e Fullanit.
"Nga nesër do tu drejtohemi institucioneve të tjera. Dje ka qenë një mundësi e fundit pasi bazuar në legjislacion, Fullani duhej të ishte shkarkuar ose të kishte dhënë dorëheqjen. Të gjithë e dimë skandalin, por kjo nuk e tundon guvernatorin. Ejani të mblidhemi këtu në këtë shesh që do ta quajmë “Fullhani”. Siç e dini situata është e rëndë, prandaj ju bëjmë thirrje që t’i bashkoheni kësaj proteste. Ne jemi një shtet i së drejtës." shprehen qytetarët.
Kështu përfundon pas 3 ditësh protesta përballë ambjenteve të Bankës së Shqipërisë në sheshin “Avni Rustemi”, e cila zgjati përreth 6 orë dhe të Premten në orën 11:00 hyn në një fazë tjetër. Protestuesit kanë vendosur që të ushtrojnë më shumë presion ndaj politikës, për dorëheqjen e Fullanit, i cili sipas tyre është përgjegjësi i vjedhjes së 713 milionë lekëve të rinj. Për arritjen e synimit të protestuesve, pra të mbledhjes së një seance të jashtëzakonshme është e nevojshme mbledhja e Byrosë së Parlamentit, e cila jep verdiktin e saj.

(Në foto: Pamje nga protesta e sotshme në sheshin "Avni Rustemi")
Protesta kunder Fullanit, si skenari i armeve "kimike"
Protesta pritet të ecë me “skenarin” e asaj të zhvilluar para kryeministrisë kundër mundësisë së asgjësimit të armëve kimike siriane në Shqipëri. Ky paralelizëm nuk është vetëm për faktin se protesta nuk do të ndalet derisa të arrihet shkakrimi ose vetëdorëheqja e Fullanit, njëjtë me “vendosmërinë” si për armët kimike, derisa morën përgjigjen e kryeministrit Rama që i tha “Jo" armëve kimike, duke përmbyllur dhe protestën e tyre.
....Por duket se protestat do të ngjasojnë edhe në “kohëzgjatje”. I kontaktuar nga Shqiptarja.com, Zirkon Disha, organizator përmes rrjeteve sociale i kësaj proteste, thotë se gjatë ditës së sotme, qytetarët, aktivistët e shoqërisë civile etj, do të qendrojnë para Bankës së Shqipërisë për plot 6 orë, prej orës 14:00 deri në orën 20:00.
Kjo sipas Dishës, bëhet për t’i mundësuar çdo qytetari të bëhet pjesë e protestës brenda orarit që është i më përshtatshëm për ta. Pasditja, thotë Disha, është zgjedhur pasi shumë prej qytetarëve ndodhen në punë gjatë orëve të paradites.

Gjatë intervistës për Shqiptarja.com, organizatori i protestës, Zirkon Disha, i cili qëndronte gjithashtu dhe në krye të asaj për armët kimike të zhvilluar në nëntor të 2013-ës, tha se është bërë kërkesë në policinë e Tiranës për të marrë leje për protestën 6 orëshe para Bankës së Shqipërisë, për të kërkuar dorëheqjen e guvernatorit të institucionit më të lartë financiar në vend.

Ashtu sic edhe protesta e armëve kimike, e cila u nxit nga lajmet se Shqipëria mund të ishte një destinacion për asgjesimin e tyre, edhe “revolta” qytetare kundër Fullanit e ka një “spunto”. Protestat, (deri më tani janë zhvilluar dy të tilla), nisën pas skandalit të vjedhjes së 713 milionë lekëve të rinj nga thesari i shtetit, dhe pas publikimit në media të fototve të jetës së luksit që bënte djali 20-vjecar i Ardian Fullanit, i cili edhe pse nuk ka punuar asnjë ditë të vetme, shfaqet mes makinave lukzose, pushimeve me shampanjë, dhe koleksioneve të orave super të shtrenjta. Por dhe deklarimet e pasurisë së familjes Fullani, nuk ishin të pakta!
Shqiptarja.com zbardhi pasurine e familjes Fullani, 7 banesa dhe 3800 m2 truall
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Shqiptarja.com zbardhi pasurine e familjes Fullani, 7 banesa dhe 3800 m2 truallRedaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)