Largimi i Jackson dhe dëmtimi i Nkunku, janari pritet muaji i Brojës te Chelsea: Dua të shënoj sa më shumë

Janari pritet të jetë muaji i Armando Brojës te Chelsea. Sulmuesi i kombëtares e nisi vitin 2024 me gol, teksa realizoi me kokë kundër Preston në fitoren 4-0 për FA Cup, ndërsa në vijim pritet të jetë asi i trajnerit Pochetino. Për fatin e keq të këtij të fundit, por të mirë për Armando Brojën, sulmuesi Jackon është larguar për të luajtur në Kupën e Afrikës, ndërsa Nkunku u dëmtua sërish.

Për pasojë Broja ka mbetur alternativë e vetme për trajnerin argjentinas të Chelsea-s, i cili pritet ta hedhë titullarë 22-vjeçarin edhe të martën kur londinezët të përballen me Middlesbrough në gjysmëfinale të EFL Cup. Broja vetë, pas realizimit të golit ditën e shtunë, është shprehur fillimisht se ka lënë pas ditët e vështira të dëmtimit, ndërsa tani kërkon të shënojë sa më shumë.

 

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Deputetja në Kosovë: Në veri mund të ketë sërish provokime nga Serbia

Deputetja në Kosovë: Në veri mund të ketë sërish provokime nga Serbia