Largimi i mjekëve drejt Gjermanisë, ministrja: Nuk është fenomen i izoluar vetëm për Shqipërinë, ka prekur gjithë vendet e rajonit

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në një konferencë për mediat është pyetur në lidhje me largimin e mjekëve dhe infermierëve drejt Gjermanisë, ku tha se ky nuk është një fenomen i izoluar vetëm për Shqipërinë. Sipas ministres lëvizja e lirë e mjekëve ka prekur të gjitha vendet e rajonit.

‘Lëvizja e lirë e mjekëve nuk është vetëm një fenomen i izoluar për Shqipërinë por për të gjitha vendet e Rajonit në masë. Lëvizja e lirë ka sjellë edhe vakanca. Por ajo që dua të them është se përgjatë 2022, 343 mjekë janë punësuar në sistemin tonë shëndetësore, duke plotësuar nevojat e sistemit. Përgjatë 2022, 100 mjekë specialistë janë atashuar në spitalet tonë. Përballja me këtë fenomen është një betejë e përditshme. Është një punë e përditshme në shumë drejtime. Janë mbi 1800 kuotat e specializimeve të hapura pranë fakultetit të mjekësisë dhe janë të gjithë specialistë që do të atashohen pranë specializimit të sistemit tonë shëndetësore. Kemi rritur me 100 kuotat e pranimeve në fakultetin e mjekësisë dhe infermierisë si dhe kemi vijuar me rritjen e pagave. Edhe Britania e Madhe është prekur nga lëvizja e mjekëve.’- tha ministrja.


Lajmi kryesor:

Ministrja e Shëndetësisë: Kardiologjia nuk është ndërprerë për rastet emergjente! Nga shkurti, fisha diabeti falas për mbi 65-vjeçarët


M.Q./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë