Largimi i mjekëve/ Fakulteti nxit
vetë kurse për në Gjermani

Largimi i mjekëve/ Fakulteti nxit<br />vetë kurse për në Gjermani<br>
Në një kohë kur emigrimi i mjekëve shqiptarë sa vjen e shtohet Report TV zbulon se nxitja për tu larguar nga shërbimi në shëndetësinë shqiptare nis që në universitetin e mjekësisë. Në faqen online të këtij universiteti publikohen njoftime për avancimin e gjuhës gjermane.

“Largimi sigurisht lë një boshllëk, që reflektohet në ngarkesën e mjekëve që mbeten këtu. Së shumti shkojnë në Gjermani, e cila aktualisht këkron një numër më të madh. Shkojnë atje rreth 100-150 çertifikata në vit”.

Ky deklarim i presidentit të urdhrit të mjekut është në vazhdën e ngritjes së problematikës së largimit të mjekëve.

Valës së largimit të mjekëve së fundmi i shtohen edhe infermierët.

Destinacioni më i preferuar i migrimit të bluzave të bardha mbetet Gjermania.

Report TV sjell sot fakte se si largimi mjekëve dhe infermierëve shqiptarë nis që në auditorët e Fakultetit të Mjekësisë .

Një student e këtij fakulteti në kushtet e anonimatit na tregoi se si në faqen e Facebookut të këtij fakulteti shpallen fituesit e bursave për gjuhën gjermane.

Ky është njoftimi që mban datën 7 Shkrurt 2017 ku janë listuar emrat e 4 fituesve me shënimin se në 4 kuota të ofruara: 3 kuota janë për degën Mjekësi e përgjithshme dhe 1 kuotë për degën Farmaci.

Fituesit thuhet në njoftim janë renditur sipas mesatares se tyre, e cila nuk behet publike për te ruajtur konfidencialitetin e te dhënave te studenteve.

Nuk është vetëm Facebook ku bëhen të tilla njoftime.

Në vetë faqen zyrtare të Fakultetit të Mjekësisë është publikuar një njoftim ku ftohen studentët që zotërojnë gjuhen gjermane (të paktën nivelin B1 se kanë të drejtë të aplikojnë për bursat e shkollave verore për gjuhën gjermane në Bavari.

Ky njoftim është shpërndarë edhe në faqen personale në Facebook nga vetë profesor Arben Gjata i cili mban postin e rektorit të këtij fakulteti.

Këto dy raste tregojnë se si ky institucion shtetëror i arsimit i paraprinë ose ndihmon në largimin e mjekëve të ardhshëm nga Shqipëria.

Në një kohë kur spitalet e Shqipërisë po zbrazen nga mjekët dhe infermierët, papritmas vetë fakulteti mjekësisë kthehet në promotor të largimit duke kontribuar me aftësimin e studentëve në gjuhën gjermane

mjekesi
mjekesi
mjekesi

Kurset e gjermanishtes të promovuara në faqen online të Fakultetit dhe në Facebook 

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Erion Veliaj: SPAK të ecë vetëm para, kush ka gabuar të mbajë përgjegjësi! Llumi e fundërrinat kundër meje (FJALA E PLOTE)

Erion Veliaj: SPAK të ecë vetëm para, kush ka gabuar të mbajë përgjegjësi! Llumi e fundërrinat kundër meje (FJALA E PLOTE)