Nuk kanë të përfunduar aludimet mbi të ardhmen e fantazistit të ekipit të Interit, Shnajder, i cili është kryefjala e merkatos së dimrit.
Pas kthimit nga pushimet me rastin e festave të fundvitit janë rikthyer sërish zërat mbi të ardhmen e tij.
Media italiane merr spunto nga një deklaratë se bashkëshortes së Uesit në Twitter për ta lidhur ekipin e ri në të cilin mund të transferohet Shnajder përsëri me Italinë.
Yolanthe shkruan në Twitter pas kthimit nga pushimet se nuk do të largohemi nga Milano, ndërsa Shnajder ka filluar stërvitjen në Appiano Gentile nën drejtimin e Stramacionit.
Deklarata e Yolanthes është një sinjal i qartë se fantazisti nuk dëshiron të largohet nga qyteti i Milanos, por ku do të shkojë përvec Interit?
Përgjigja është e thjeshtë Milani mund të jetë destinacioni i ardhshëm i holandezit.
Ndërkohë që Morati kurrësesi nuk do të dëshironte që ti bënte një dhuratë kundërshtarit, ndaj është duke pritur ofertat nga PSG, Totenhem, Liverpul apo edhe Shalke 04.
dylber balla
/Shqiptarja.com