Largimi nga Këshilli Bashkiak, Dalipi në Report Tv: Opozita do ta paguajë faturën vitin tjetër
Dalipi u shpreh se këshilltarët duhet të përfaqësojnë ata që i kanë zgjedhur, por për sjelljen do ta marrin faturën zgjedhjet e ardhshme vendore.
Kryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Aldrin Dalipi ishte i ftuar në studion e Report Tv pas debateve me opozitën në mbledhjen e sotme, por edhe vendimeve që u miratuan, ndër më të rëndësishmit, ai për rritjen e pagave për edukatoret e çerdheve dhe kopshteve. Dalipi u shpreh se këshilltarët duhet të përfaqësojnë ata që i kanë zgjedhur, por për sjelljen opozita do ta marrë faturën zgjedhjet e ardhshme vendore.
Unë mendoj që edhe për atë që debat që u bë sot, është i panevojshëm, nuk kam koment, por dua të them që cdo këshilltar që merr mandatin është i detyruar që të mbrojë interesat e atyre që e kanë votuar. Cdo kush që bën një gjë të kundërt nga kjo, fatura do të paguhet në zgjedhjet e ardhshme vendore. Besoj që qytetarët do të gjykojë secilin për vendimin dhe sjelljen dhe kontributin në këshillin bashkiak. Çdo lloj debati tjetër është shterpë.
Aldrin Dalipi
Një tjetër vendim i rëndësishëm i miratuar sot nga Këshilli Bashkiak i Tiranës ishte edhe ai ‘Për dhënien e ndihmës financiare për përballimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësi të ndryshme, për disa fëmijë që banojnë në territorin administrativ të Bashkisë së Tiranës dhe nëpërmjet të cilit përfitojnë më shumë se 30 familje’. Por, këshilltarët e PD dhe LSI nuk kanë pranuar të votojnë dhe janë larguar nga salla. Kjo është e disata herë që përfaqësuesit e opozitës në Këshillin Bashkiak refuzojnë të votojnë edhe për vendime si ai i ndihmës ekonomike për familjet në nevojë.
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
45.3%
-
I keq
21.7%
-
As i mirë as i keq
33%
Vota total: 1013
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nga bursat për nxënësit tek ndihma ekonomike, Këshilli Bashkiak miraton disa vendime të rëndësishme
26 Shkurt, 16:57
-
Pas Kuvendit, opozita kaos edhe në ‘parlamentët vendorë’! PS miraton e vetme ndihmën ekonomike për familjet në nevojë në bashkinë e Tiranës
31 Janar, 16:44
-
Debate në Këshillin Bashkiak të Tiranës! Veliaj publikon faturat: Kavaja pagoi 122 mln lekë për inceneratorin! Opozita: Tirana 6 mln euro
15 Shtator 2023, 17:11
-
Nesër do të konstituohet këshilli bashkiak i Tiranës, Partia e Lirisë: Këshilltarët tanë do jenë zëri i rinisë
19 Qershor 2023, 16:22
-
Zgjedhjet vendore, Koduzi i PD-së: Bejko kandidati i vetëm i djathtë i Tiranës! Dalipi i PS-së: Nëse kanë një model të na e demonstrojnë
4 Maj 2023, 16:58
-
Premtimi i Këlliçit për transport falas/Papa: Naive, e parealizueshme! Dalipi: Qesharake
12 Prill 2023, 18:00
-
Lista e PL për kandidatët për Këshillin Bashkiak, Xhixho-Caka: Parlamenti i qytetit do të jetë i hapur për zërin e qytetarëve të Tiranës
11 Mars 2023, 12:24
-
Debati për jetesën në Tiranë/ Spaho: Inagurohen parqe që nuk ekzistojnë, parkingjet me lekë sikur rrogat janë 3 mijë euro! Dalipi: Keni ngecur, ju janë këputur 4 vite
8 Mars 2023, 17:54
-
Gara për Bashkinë e Tiranës, Dalipi: Veliaj nuk i ka ndarë qytetarët në të majtë dhe të djathtë, ka marrë vendime edhe për pjesën e papërfaqësuar
3 Shkurt 2023, 11:28
-
Decentralizimi, Shoqata e Këshillave të Qarqeve vijon takimet me drejtues të këshillave vendorë
18 Korrik 2022, 15:45
-
Bashkia Tiranë nis nga 1 maji shërbimet online, Veliaj: Heqim përfundimisht 40 sportele
28 Prill 2022, 17:22
-
Rikthehet aboneja e përgjithshme në transportin publik! Qytetarët: Çmime të ndryshme, nisin nga 6 mijë lekë
1 Korrik 2021, 14:22