KUKËS - 28 ish-punonjës të Shërbimit Zjarrfikës në Tunelin e Kalimashit në rrugën e Kombit kanë dalë në protestë sot para Prefekturës së Kukësit.
Protestuesit, të cilët janë larguar ditën e djeshme nga puna tregojnë se ishin paralajmëruar më 20 maj për pushimin. Sipas ish-zjarrfikësve atyre nuk u janë komunikuar arsyet e largimit nga puna.
Ata paralajmërojnë edhe një protestë tjetër të hënën dhe në rast se nuk merren parasysh kërkesat e tyre ata do të përshkallëzojnë protestat deri në bllokimin e tunelit.
Sipas protestuesve aktualisht tuneli i Kalimashit nuk është në gjendje gatishmërie sepse ka pak punëtorë, të cilët nuk mund të përballojnë emergjencat në rast të një zjarri apo aksidenti brenda në tunel.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com