Pas 5 ditësh, largohen nga 'Qytet Studenti' afganët, strehohen në hotelet në Shëngjin

TIRANË- 'Qytet Studenti' ka shërbyer si një strehë për vetëm 5 ditë për rreth 300 afganë, pasi pasditen e kësaj të mërkure janë nisur drejt Lezhës, për t'u akomoduar në hotele. Të hënën është akomoduar grupi i parë, e ndërsa sot është nisur grupi i dytë me 2 autobusë të vënë në dispozicion të tyre.

'Qytet Studenti' shërben vetëm si një vend tranzit për afganët, deri sa të përfundojnë procedurat e regjistrimit në polici dhe më pas mund të largohen në hotele. Aktualisht po përdoret vetëm godina 11 dhe 12, ku u ofrohen nevojat bazike që kanë të bëjnë me ushqimin, veshmbathjen dhe çdo gjë tjetër pasi kanë kaluar testin e COVID-19 dhe kanë rezultuar negativ.

'Qytet Studenti' do të vijojë të presë afganë deri në javët e para të shtatorit, për t'u bërë më pas gati për pritjen e studentëve. Nga ana tjetër, Report Tv ka mësuar se sot pritet të vijë avioni tjetër, ndërkohë që në total deri më tani janë strehuar mbi 600. Objektivi është strehimi i 4000 qytetarëvetë cilët janë bashkëpunëtor të SHBA, e që u rrezikohet jeta nga regjimi taleban.

Shqipëria ishte ndër vendet e para që u angazhua për të strehuar qytetarët afganë të cilët do të qëndrojnë për një periudhë 1 vjeçare, por janë të lirë të rrinë nëse do duan që të jenë në Shqipëri përgjithmonë, ka thënë kryeministri Edi Rama. Për akomodimin e tyre është ngritur edhe një Task-Force, e përbërë nga 7 ministra e drejtuar nga Olta Xhaçka, që do jetë në funksion deri sa qytetarëve afganë t'u plotësohen të gjitha nevojat. Durrësi, Lezha dhe Berati janë tre qytetet që kanë hapur dyert për akomodimin e afganëve, sepse mundësia për strehimin e tyre në kampe është përjashtuar kategorikisht nga qeveria Rama.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • andon: 01/09/2021 19:49

    normal nuk do ku ket pelqyer Q.S nuk duan te bejn jet Shqipetari si ne boten e III hahahhah

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Dhërmi/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë pronari i hotelit, 2 punonjësit në gjendje të rëndë

Dhërmi/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, ndërron jetë pronari i hotelit, 2 punonjësit në gjendje të rëndë