Largohen nga Shqipëria dy trajnerët italianë të Dinamos, Francesco Moriero: Dhamë dorëheqjen

Largohen nga Shqipëria dy trajnerët italianë të Dinamos, Francesco Moriero: Dhamë dorëheqjen

Fabrizio Miccoli dhe Francesco Moriero

Trajneri Francesco Moriero dhe zëvendësi i tij, Fabrizio Miccoli, janë larguar nga Shqipëria duke ndërprerë dhe marrëdhënien dhe me klubin e Dinamos pas vetëm dy muajve.

Dinamo, nën drejtimin e tyre ka luajtur vetëm dy ndeshje, një e fitoi dhe një tjetër e humbi. Arsyet e këtij largimi të papritur nuk bëhen me dije, ndërsa pasuesi i tyre pritet të jetë një emër i njohur i futbollit vendas.

Francesco Moriero dhe Fabrizio Miccoli janë shumë të njohur në vendin tonë pasi kanë luajtur për vite të tëra në skuadrat më të njohura të Serisë A. Ardhja e tyre në Tiranë u shoqërua më mjaft interes nga rrethi sportive dhe mediat.

Françesko Moriero reagoi me një postim duke konfirmoi gjithashtu largimin nga Dinamo duke thënë se ai dhe Fabrizio Miccoli kanë dhënë dorëheqjen por pa shpjeguar arsyet.

“Në ditën e sotme, Françesko Moriero, Fabricio Mikoli dhe Kristian Parabita, kanë dhënë dorëheqjen nga detyra përkatësisht si trajner i skuadrës së parë, zëvendëstrajner dhe përgatitës atletik. Trajneri dhe i gjithë stafi falënderojnë lojtarët për entuziazmin e treguar nga ata në këto pak muaj. Atyre u urojmë një fat sa më të mirë në aspektin profesional dhe njerëzor. Një falënderim edhe për qytetarët dhe tifozët e Dinamos për mikpritjen në këtë eksperiencë, edhe pse të shkurtër”, shkruhej në mesazhin e Morieros sot pasdite.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Më shumë se 40 të vrarë nga sulmet pakistaneze në Afganistan

Më shumë se 40 të vrarë nga sulmet pakistaneze në Afganistan