Kreu i Agjencisë për Zhvillimin e Investimeve, AIDA, Genti Beqiri ka dhënë dorëheqjen nga detyra.
 
Kandidatura kryesore për zëvendësimin e tij mësohet se është drejtoresha e përgjithshme e Tatimeve Briseida Shehaj.
 
Përmes një shkrese dërguar Ministres së Ekonomisë Milva Ekonomi Beqiraj ka sqaruar se vendimi ka ardhur për motive tërësisht personale.
 
Vendimin për dorëheqjen Beqiri e ka njoftuar edhe në faqen e tij në Facebook ku ka falenderuar kryeministrin Rama për besimin e dhënë për detyrën në krye të AIDA për dy vjet si edhe partnerët e biznesit në punën bashkëpunuese për thithjen e investimeve.


dy.b/shqiptarja.com