Alex Stamos, Shefi i sigurisë në Facebook, do të largohet nga kompania për të vazhduar karrierën në Universitetin Stanford.
Pas lajmeve në muajin mars largimi i tij ka qenë i pritur, se Facebook do të riorganizojë sektorin e tij të sigurisë.
Sheryl Sandberg, shefja e operacioneve në Facebook, tha se Stamos ka luajtur një “rol të rëndësishëm” në kompani.

Largimi i tij vjen në kohën kur Facebook është nën vëzhgim për përhapjen e keqinformimit në platformën e tij, si dhe pas një krize të privatësisë së të dhënave.
Duke folur për New York Times, Stamos e përshkroi kohën e tij në Facebook si “tre vjet të vështirë”.
/Shqiptarja.com
Komento
Komente

