Largohet nga Shqipëria,Hueyda el
Saied:Nuk e di nëse do kthehem

Hueyda el Saied pas ndarjes nga bashkëshorti ka marrë vendimin për tu larguar nga Shqipëria duke udhëtuar drejtë Luksemburgut për një jetë të re, këtë e vërteton nga publikimi në “Instagram.”

Saied shkruan se nuk e di nëse do kthehet përsëri në Shqipëri, falënderon të gjithë shqiptarët për mbështetjen, inkurajimin, fjalët e ngrohta që ka marrë.

Statusi i plotë:

Miqte e mi Gabrieli dhe une po kthehemi ne Luksemburg aty ku jetojme prej 5 vitesh dhe nuk e dime kur do te vijme perseri ne Shqiperi.

Nderkohe doja t’ju falenderoj s’te gjitheve per mbeshtetjen, inkurajimet, fjalet e ngohta dhe respektin qe na keni deshmuar pergjate ketij muaji qe kaluam ne Shqiperi.

Nje mikesha ime para disa ditesh me tha : “Po mos i trego te gjitha sekretet e tua...” E di qe ka te drejte, ndonjehere duhet dhe t’ju a kursej ndonje “çmenduri”, por une nuk harroj kurre qe si artiste ekzistoj fale jush, fale duartrokitjeve, inkurajimit dhe kritikave tuaja.

Per me teper kam lindur dhe jam rritur ne Tirane, ku ne cdo hap qe hedh ndesh nje pediatre qe me ka vizituar kur isha femije, nje shitese qe me ka shitur akulloren e pare, nje mesuese qe me ka mesuar alfabetin.

Nje mikeshe me te cilen kemi luajtur syllambyllasi, e plot njerez te tjere te cilet me kane mesuar dhe dhuruar aq shume sa qe nese do te filloja te shisja mend e te fluturoja do te me tregonin diçka qe do te me sillte direkt ne toke.

Me pak fjale, kam vendosur te ndaj me ju jo vetem gezimet apo sukseset e mia, por dhe lendimet dhe dhimbjet e nje njeriu qe nuk harron nga vjen... Ka njerez qe paguajne psikanalistet per te bere nje terapi, une kam fatin ta bej kete terapi me ju Faleminderit per gjithshka !


Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen