Largohet së bashku me fëmijët e mitur jashtë vendit pa lejen e bashkëshortit, policia e Kamzës nis kërkimet për nënë 23 vjeçare me iniciale E.Z.
Kallëzimi ndaj të resë është bërë nga bashkëshorti i saj 35 vjeçar se ka marrë fëmijët jashtë kufijve të Shqipërisë, pa lejen e tij.
Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se prej disa ditësh ajo nuk është gjetur në banesë po ashtu edhe fëmijët, ndërsa shkak për këtë dyshohet një konflikt mes çifteve.
Ngjarja i është referuar Prokurorisë së Tiranës, me akuzën marrja e padrejtë e fëmijës, duke e larguar prej personit që ushtron autoritetin prindëror, dhe po punohet për kapjen e shtetases E.Z, vjeç 23, banuese në Durrës.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com