Largohet prefekti i Vlorës, Besnik
Dervishi do të marrë detyrë tjetë

Largohet prefekti i Vlorës, Besnik<br />Dervishi do të marrë detyrë tjetë
VLORË- Besnik Dervishi nuk do të jetë më prefekt i qarkut të Vlorës.

Dervishi ka deklaruar largimin e tij e perfektit detyra për t’u emëruar në një detyrë tjetër, ndërsa në vendin e tij është emëruar Etjona Hoxha.
  
Prefektja e re e qarkut të Vlorës, Etjona Hoxha është pedagoge në departamentin e Gjuhë-Letërsisë, në Universitetin e Vlorës, ‘Ismail Qemali’. 

Gjithashtu, ajo është pjesë e Asamblesë Kombëtare e Forumit të Gruas Socialiste.

Ndryshime në drejtim ka pasur edhe në Kukës. Me vendim qeverie është shkarkuar prefekti i qarkut të Kukësit Ram Hoxha, pas 6 muajsh në detyrë dhe në vend të tij është emëruar Sefet Gjici, presidenti i ekipit të futbollit të Kukësit. 

ORA 16:30, DERVISHI: "KRYEMINISTRI MË KA CAKTUAR NJË DETYRË TJETËR TË RËNDËSISHME"
Në një deklaratë për mediat, tashmë ish-prefekti i qarkut të Vlorës, Besnik Dervishi ka bërë të ditur se atij i është bërë një kërkesë nga kryeministri Rama për një detyrë tjetër të rëndësishme. Por ende nuk është bërë e ditur se çfarë detyre do të marrë. Ai ka falënderuar gjithë qytetarët e Vlorës që e kanë mbështetur në këto vite si prefekt i Vlorës.

“Pasi  vendosa t’i përgjigjem pozitivisht ftesës se Kryeministrit Edi Rama për të marrë një detyrë tjetër të rëndësishme, dëshirojë në radhë të parë të falënderoj të gjithë qytetarët e Vlorës për mbështetjen e vazhdueshme që më kanë dhënë në ushtrimin e detyrës së Prefektit të Qarkut”, thotë ai.

Dëshiroj të falënderoj Kryeministrin e Shqipërisë, për besimin e palëkundur qe ka treguar gjate periudhës së ushtrimit të detyrës nga ana ime, besim të cilin unë dëshiroj ta përmbush edhe përmes detyrës së re që do të më besohet”, vijon ish-prefekti i Vlorës, Besnik Dervishi. 

“Në të njëjtën kohë, duke i uruar suksese Prefektes së re, dëshiroj të falënderoj edhe të gjithë bashkëpunëtorët, deputetet dhe autoritetet vendore të qarkut, grupet e interesit dhe mediat, të cilët më kanë ofruar mbështetjen dhe bashkëpunimin e tyre të plotë dhe të sinqertë”, mbyll deklaratën e fundit si prefekt, Besnik Dervishi. 

Në muajin dhjetor Besnik Dervishi ka qenë objekt i një atentati me tritol. Në makinën e tij, e parkuar para kryeministrisë në dhjetor të vitit të kaluar, u gjet një sasi eksplozivi. Policia ka hetuar në pista të ndryshme, por ende, edhe pas 3 muajsh, nuk ka arritur të identifikojë autorët që vendosën lëndën eksplozive në automjetin e Dervishit. 

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Incidente me djegie flamujsh shqiptarë dhe maqedonas në Shkup, BDI akuzon policinë: Ata e nxitën

Incidente me djegie flamujsh shqiptarë dhe maqedonas në Shkup, BDI akuzon policinë: Ata e nxitën