Larja e duarve, ‘vaksina’ për
t’u mbrojtur nga infeksionet

Larja e duarve, ‘vaksina’ për<br />t’u mbrojtur nga infeksionet
Larja e duarve konsiderohet si një ‘vaksinë’ efikase për t’u mbrojtur nga infeksionet e ndryshme. "Larja e duarve me sapun konsiderohet si mënyra më e thjeshtë, më e mirë, më efektive dhe më ekonomike për parandalimin e përhapjes së baktereve dhe viruseve që mund të shkaktojnë sëmundje dhe vdekje të parakohshme si rezultat i duarve të palara", thonë Jeta Lakrori dhe Daniela Nika, nga Departamenti i Promocionit në Institutin e Shëndetit Publik.

Ato këshillojnë një larje korrekte të duarve për parandalimin e infeksioneve.  Larja e duarve me sapun është provuar të jetë një nga masat më efikase, më ekonomike dhe më të thjeshta për parandalimin e sëmundjeve diareike dhe infeksioneve akute të frymëmarrjes. "Vetëm nëpërmjet larjes së duarve me ujë të bollshëm e sapun mund të pengohet grumbullimi i baktereve të ndryshme dhe papastërtive që gjenden kudo dhe që mund të mbarten lehtësisht nga një person te tjetri, duke shkaktuar mjaft sëmundje si infeksionet akute të frymëmarrjes, diaretë, hepatiti (verdhëza), etj", thonë Lakrori dhe Nika. 

Duke sjellë fakte për dobitë që sjell larja e duarve, Lakrori dhe Nika thonë se larja e duarve me sapun mund të parandalojë shfaqjen e diaresë në 1 nga 3 fëmijë të vegjël dhe infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes si pneumonia, në 1 nga 6 fëmijë të vegjël. Diarea dhe pneumonia së bashku shkaktojnë çdo vit të paktën 3.5 milion vdekje mes fëmijëve, shtojnë ato. Infeksionet akute respiratore, sidomos pneumonia, janë shkaku kryesor i vdekjeve tek fëmijët nën 5 vjeç dhe çdo vit prej saj preken rreth 1.8 milion fëmijë. 
Bazuar në kërkimet shkencore, vetëm larja e duarve me sapun mund të reduktojë rreth 25% të rasteve të reja me infeksione akute respiratore. 

Çrregullimet diareike janë shkaku i dytë i vdekjes së fëmijëve nën 5 vjeç dhe OBSH deklaron se çdo vit nga diarea vdesin rreth 1.87 milion fëmijë nën 5 vjeç. Po ashtu, UNICEF vlerëson se çdo 30 sekonda vdes një fëmijë nga diarea. 
Nga ana tjetër, diarea është shkak për miliona ditë mungesa në shkollë të fëmijëve dhe për pasojë edukimin jooptimal të tyre. Larja e duarve, sidomos para ngrënies apo përgatitjes së ushqimit dhe mbas përdorimit të banjës, mund të reduktojë deri në 42% mungesat në shkollë nga sëmundjet diareike tek fëmijët nën 5 vjeç, ndaj rekomandohet fuqishëm prania e sapunit në shkolla.
 



Marrë nga ATSH
(v.gj/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hodhën molotovë në protestën e të PL-së dhe Rithemelimit para bashkisë, arrestohet 31-vjeçari, në hetim një tjetër

Hodhën molotovë në protestën e të PL-së dhe Rithemelimit para bashkisë, arrestohet 31-vjeçari, në hetim një tjetër