Laskarina Bubulina dhe arvanitasit/ Auron Tare: Nuk kanë asnjë kontribut në çështjen shqiptare! Historiani Arben Llalla: Duhen nderuar

Debati për heroinën arvanitase Laskarina Bubulina lidhur me revolucionin grek të 1820 vijon ende. Në ‘Repolitix’ studiuesit Auron Tare dhe Arben Llalla debatuan për rolin e Bubulinës dhe të arvanitasve në çlirimin e Greqisë nga pushtimi i Perandorisë Otomane.

Tare thotë se debati është disi i fryrë dhe se këta arvanitas nuk kanë kontribuar në luftën e tyre për çështjen shqiptare por vetëm për atë greke.

'Kur zotëria thotë se nga 100 heronjtë të Greqisë, 99 ishin arvanitas, deri në 1820 1823 sigurisht ishte zonë e Perandorisë dhe komunitetet u ngritën kundër Perandorisë Otomane. Nuk vlen ky debat për njerëz të cilët qartësisht pavarësish origjinës kanë kontribuar për luftën greke.

Kryeministri Albanese në Australi është me origjinë të largët arbëresh. Kjo pjesa që ti marrim shqiptarë një sërë njerëzish është naive. Kemi Piro Dhima nga zona u Kurveleshit dhe kur doli në Olimipiadë brohoriste për Greqinë. Pjesa antropologjike nuk ka rëndësi të madhe. Se nga vjen pak rëndësi ka. Çfarë kontributi ka kjo zonjë? Shumë njerëz që nga mbiemri janë arvanitas kanë për çështjen shqiptare, Zero', tha Tare.

Ndërsa historiani Arben Llalla iu kthyer ashpër Tares dhe nga ana tjetër u shpreh se arvanitasit u shfrytëzuan nga fuqitë e mëdha për të sjellë pavarësinë në Greqi dhe më pas u vranë prej tyre.

'Auron Tare jeni nul për historinë e 1821. U ngritën njerëz të pashkolluar për të marrë pronat e agallarëve. Oficerët anglez pretendonin të gjenin grekët e lashtë dhe gjetën disa arvanitas. Ju merreni me arkeologji. Por për arvanitas i kam kushtuar 12 vite. Kam ndenjur me ta. Nuk bëhet kështu historia. Arvanitasit nuk e nisën për shtetin grek,. Por ishte Anglia, Franca. U sollën 40 mijë ushtarë bavarezë që vranë arvanitasit. Por pas 1946 Greqia i thirri mendjes se nuk kemi heronj dhe i bëri këta heronj. Këta heronj u vranë nga anglezët, francezët.

Në vitin 1850 grekët nisën ti bëjnë grek. Por nuk ishin grek, nuk dinin një fjalë greqisht. Ishin vendas nuk ishin ardhacakë, si arbëreshët. Termi grek nuk ka ekzistuar në 1821. I referohej termi Rumelisë. Nuk kishte revolucion, ishte kryengritje. U ngritën dhe grabitën pashallarët. U shfrytëzuan nga Rusia, Franca dhe Anglia', u shpreh historiani Llalla.

G.K/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • SHQIPTARI: 22/05/2024 07:34

    A ka RRËNJË ARVANITËSE?.Kontributi është tjetër.Po Skënderbeu sipas jush ç'farë është? Nesër një takëm ijuaj(jo historianësh)por persona për mua kulisash do ti vini vizën historianëve e historis të Shqipëris,njësoj si 'historruci,U.Butka me vistirin e tij.

    Përgjigju
  • Buda: 22/05/2024 02:59

    AURON ISA TARE KA MBARUAR STUDIMET PER GJUHEN ANGLEZE, POR NUK I RRI LLAPA REHAT, KUJTON SE PO TE KESHE QENE DREJTOR ADMINISTRATIV NE BUTRINT BEHESH ARKEOLOG, HISTORIAN, FILOZOF, PSIKOLOG, PEDAGOG E SHUME TE TJERA ME MBARESEN "GOG"

    Përgjigju
  • Iris: 22/05/2024 01:32

    Une mendoj qe ceshtja duhet pare ne nje kontekst kohor me pergjithesues.Neoklasicizmi e romanticizmi qe perfshiu Evropen ne fund te shek XVIII-mesi i shek XIX ishte nje nga ndikuesit me te medhenj qe cuan ne krijimin e Greqise.Shkaterrimi i perandorise otomane,pjese e te ciles qe dhe Greqia, mund te ishte ne axhenden e qeverive franceze,ruse e franceze,por pa propaganden e ketyre dy rrymave artistike-kulturore,Greqia mund te kishte fatin e shteteve te tjera ballkanike.Greqia u krijua ne kohen e duhur dhe vendin e duhur.Sa per arvanitasit,kam pershtypjen qe gjithemone i krahasojne me arbereshet dhe shqiptaret e Shqiperise,kur ne te vertete arvanitasit jane hallka me e dobet e zinxhirit,kjo fale kushteve,vendit dhe presionit asimilues te Greqise,keshtu qe nuk pres qe figurat me te famshme te tyre,te benin veprimtari kombetare si disa arbereshe,apo figurat shqiptare.Le te krenohemi me keto figura arvanitase si /shqiptare/,jo per ate cfare ne mendojme se ata mund te kishin bere per /ceshtjen kombetare/,por qe nuk e bene kurre dhe as kishin per t'a bere ndonjehere,por per ate c'ka bene per shtetin qe i sherbyen e ndihmuan ne krijimin e tij,se po te vemi me konceptin qe vleresimi behet ne baze te kontributit per ceshtjen kombetare,atehere i bie qe dhe italianet te mos e vleresojne Colombin,sepse ai kur /zbuloi/ Ameriken nuk e beri per llogari te mbreterve,dukeve e princave italiane,por per llogari te monarkeve te Spanjes.Personalisht mendoj qe figura te tilla jane ure lidhese mes shteteve e te dy kane te drejte te mburren njelloj me ta,por jo te /privatizohen/komplet nga njera pale,apo te tunden si flamur i leckosur i nacionalizmit nga pala tjeter para fytyres se kundershtarit.

    Përgjigju
    • Lui: 22/05/2024 13:43

      Plotesisht dakord me analizen qe ke bere Iris. Por te pakten disa figura te lashtesise nuk ka pse mos i nderojme dhe ne duke vendosur emer rruge ose pse jo dhe permendore. Duke ua lene eksluzivitetin grekeve apo maqedonasve pas nje apo dy brezave ata jane te rritur me figuren e tyre te lashtesise sic kane bere deri me tani. Figura qe me shume kane lidhje me rracen shqiptare jane Aleksandri i Madh, Pirro i Epirit, Akili ndoshta, Enea si trojan meqe pretendojme qe trojanet kane qene popullsi dardane. Dmth shkurt me periudhen e lashtesise me shume lidhen shqiptaret si popull se sa greket apo maqedonasit sllave. Prandaj mendoj qe nese duhen nderuar, kete te drejte e kane shqiptaret me shume se greket e maqedonasit. Sigurisht ne dallojme nga greket e sotem ne civilizim dhe ndryshe si beri shteti grek qe ia ndaloi perdorimin e emrit te Aleksandrit te Madh, ne nuk ia ndalojme dot atyre te nderojne figurat qe mendojne ata, por kjo nuk do te thote qe ne nuk paskemi te drejte t'i nderojme nga ana jone.

  • Hahahahaha: 22/05/2024 01:08

    Një shqiptar në muret Muzeut të Arteve të Bukura në Algjeri, oj tare po ky cfarë kontributi ka dhene per shqiperine?

    Përgjigju
  • Hahahaha: 22/05/2024 01:04

    Po ky tare ka nxjerr shqiptar ne algjeri.

    Përgjigju
  • Perikli Shuli: 21/05/2024 23:27

    Bravo miku im. Krenari kombëtare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë