TIRANE- Ndërsa delegatët e Partisë Demokratike hynin e dilnin në ambientet e Pallatit të Kongreseve për të votuar anëtarët e Këshillit Kombëtar PD, nuk mund të mos binin në sy veshjet dhe aksesorët që gratë e kësaj force politike kishin zgjedhur. Ish-zëdhënësja e PD-së Laura Vorpsi dhe vajza e Fahri Balliut, Hernis Balliu, shfaqen të dyja krah për krah të veshura thuajse njësoj, dhe me të njëjtën firmë. Ndërsa mbajnë çanta të firmës “Chanel” dhe këpucë të njëjta të firmës "Christian Louboutin", ajo që i dallon është vetëm ngjyra, e përshtatur sipas veshjes së secilës.
 
Laura ka zgjedhur të përdorë ngjyrën bezhë, ndërsa Hernisi të zezën klasike tek çanta dhe këpucët. Edhe pse të veshura thuajse identike, dy vajzat shoqërohen së bashku, duke mos i shqetësuar aspak ky fakt. Me sa duket janë mikesha edhe në “shooping”.
kepucet dhe canta me logo

Ndërsa Laura Vorpsi është larguar nga detyra e zëdhënëses së PD, një prurje e re në këtë forcë politike është Hernis Balliu, e cila kandidon për anëtarë e Këshillit Kombëtar të PD.

kepucet dhe canta me logo
foto kepucet ok me logo
foto kepucet ok me logo

Ja cilat janë këpucët "Christian Louboutin" dhe çanta "Chanel"
kepucet louboutin
canta chanel
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)