Laura Vorpsi, së shpejti nuse
në familjen e Shefqet Peçit

Laura Vorpsi, së shpejti nuse <br />në familjen e Shefqet Peçit
Një tjetër vajzë simpatike brune, që është bërë pjesë e Selisë Blu është edhe Laura Vorpsi.

Nuk dimë nëse mund ta quajmë Zëdhënësen e kësaj force politike, por ajo është parë disa herë të lexojë reagimet e demokratëve, kundër Selisë Rozë.

Megjithatë ka dy ditë që zëdhënësja më e re është larguar jashtë shtetit, për të rikthyer përsëri në foltoren e PD-së, Silvi Bardhin ndonëse ajo është shtatzënë.

Ky fakt nuk mund të mos komentohej edhe nga gazetarë dhe drejtues mediash në rrjetin social Facebook, të cilët kanë ngritur pyetjen se ku ndodhet Laura??

Megjithatë THASH&THEM u bë kurioz për zëdhënësen e re sharmante të PD-së dhe ka zbuluar disa detaje për të.

Dimë që Laura ka qenë nxënëse pranë gjimnazit "Sami Frashëri", për të vazhduar më pas studimet e larta për Drejtësi.

Me të mbaruar fakultetin, brunja simpatike ka qëndruar si asistente pedagoge në këtë universitet.

Ajo nuk është titullare e lëndës "E drejta private", por jep seminaret e saj. Studentët thonë se pedagogia e tyre është mjaft e përgatitur për lëndën e vështirë, që ka marr përsipër të shpjegojë.

Ata thonë gjithashtu se ajo është mjaft e kuruar në pamjen e saj dhe tërheq vëmendjen e tyre e sidomos atë të studentëve meshkuj.

Në të njëjtën kohë për ta ajo është jo vetëm sharmante, por edhe mjaft tolerante. Kemi zbuluar gjithashtu se Vorpsi është edhe e dashuruar.

Djali që i ka vjedhur zemrën, zëdhenëses së PDsë, rrjedh nga një familje me pozita në politikë, por aspak e krahut të demokratëve.

Djali me të cilin është fejuar Laura, është nip i Shefqet Peçit, një figure të njohur të Partisë Komuniste Shqiptare.

Çifti është parë bashkë në shumë klube në kryeqytet, ku është vënë re se shkojnë shumë me njëri-tjetrin.

Ne i urojmë bukuroshes një karrierë të gjatë në rrugën e vështirë të politikës.

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Nico Williams s’ia del, Spanja e humbet për Ligën e Kombeve

Nico Williams s’ia del, Spanja e humbet për Ligën e Kombeve