Lavdërim Tufa, 90 ditë burg
më pak për sjellje të mirë

Lavdërim Tufa, 90 ditë burg<br />më pak për sjellje të mirë
TIRANE- Edhe një muaj e gjysmë ulje dënimi përfitoi para një jave Lavdërim Tufa, i dënuar me 20 vjet burg për vrasjen e Mirit të Xhikes. Gjykata e Tiranës vendosi ti ulë dënimin për sjellje të mirë. Tufës i kanë mbetur edhe 5 vjet nga mbarimi i dënimit.

Para një jave, i dënuari për vrasjen e Mirit të Xhikes, Lavdërim Tufa ka fituar 90 ditë ulje dënimi, teksa i kanë mbetur edhe 5 vite burg. Tufa, brenda tre muajve ka kërkuar dy herë ulje dënimi, ndërsa vjet gjykata vendosi që të bënte 90 ditë më pak burg, nga 20 vjet në total që është dënuar për ekzekutimin e Fatmir Ramës, ose Mirit të Xhikes. Pra, miratimi i uljes së dënimit, erdhi 10 ditë pas kërkesës së tij, fakt i cili sipas togave të zeza argumentohet me fjalët “Ka sjellje shumë të mirë si me personelin e burgut ashtu dhe me bashkëvuajtësit e tjerë, ka përfituar disa herë lejë shpërblyese dhe nuk ka marrë masa disiplinore, ka mbajtur kontakte të vazhdueshme me familjen dhe ka pohuar marrdhënie shumë të mira me ta, është i punësuar në organikën e punës për të dënuarit, aktivizohet në të gjitha aktivitetet që organizon institucioni”.

Në muajin Korrik të këtij viti, Tufa përfitoi një vit ulje dënimi, ndërsa i kanë mbetur edhe të paktën 5 vite burg. Meqë Tufa përfitoi një ulje dënimi në vitin 2012 dhe nuk kishte kaluar një vit nga ky vendim, në muajin korrik, gjykata arsyetoi se kërkesa e tij duhej të pranohej pjesërisht, duke vendosur që ky i dënuar të mos përfitojë ulje 15 muaj burgim, por 12. Ai është në burg që nga viti 2004 dhe çështja në ngarkim të tij është gjykuar dhe rigjykuar në të gjitha shkallët, ndërsa më 30 nëntor 2011, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e dënoi përfundimisht me 20 vjet burgim. Sipas vendimit të gjykatës, Lavdërim Tufa ka marrë pjesë në vrasjen e Fatmir Ramës, Julian Durishtit dhe Kristaq Camit si edhe plagosjen e Flamur Rrapajt.

Megjithatë, duke marrë parasysh se së pari në armët e përdorura nga autorët nuk janë gjetur gjurmë të të pandehurit Lavdërim Tufa, së dyti dëshmitari i vetëm okular Ylli Kelmendi, që jep të dhëna për ngjarjen, deklaron se e njeh të pandehurin Lavdërim Tufa dhe se ai nuk ka qenë njëri nga personat që ka qëlluar mbi viktimat dhe së treti gjurma e gjakut në armët e përdoruara dhe në kapuçin provë materiale nuk është e të pandehurit Lavdërim Tufa, Gjykata krijon shumë dyshime për rolin e të pandehurit në këtë vepër dhe faktin nëse i pandehuri Lavdërim Tufa ka qenë njëri nga ekzekutorët apo vetëm një bashkëpunëtor, që ka ndihmuar ekzekutorët e kësaj vepre. Në mbrëmjen e datës 29 mars 2003 Fatmir Rama, së bashku me të njohurit e tij Ylli Kelmendi, Nazmi Çela, Kristaq Cami dhe Flamur Rrapaj, ishin në një nga tavolinat e restorantit të katit të parë të kompleksit “Kartodrom 2000”, në periferi të qytetit të Tiranës dhe në afërsi të fshatit Lundër, ku nga masakra shpëtoi vetëm Rrapaj.
 
ADN-ja
Në vitin 2011, për rigjykimin e Tufës, ekspertët e pranishëm në seancë Grigor Zoraqi dhe Ervin Mara, thanë se mund të jetë edhe rastësi përputhja e pjesshme në masën 90 për qind e ADN së Tufës, me atë të gjetur në vendngjarje, siç kanë argumentuar më herët ekspertët italianë. Sipas Zoraqit, që 17 lokuse t’i përkasin të njëjtit profil ADN-je, duhet që këto të përputhen me ADN e Tufës dhe në rastin konkret janë përputhur vetëm 13 lokuse ndërsa 4 të tjerat janë të panjohura.


Shkrimi u publikua sot (01.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)


 
Kelmendi
Në vitin 2010, Ylli Kelmendi, dëshmitari kyç i ekzekutimit të biznesmenit Fatmir Rama më 29 mars 2003, shfajësoi në Gjykatën e Tiranës të arrestuarin e vetëm të kësaj ngjarje, Lavdërim Tufa. Kelmendi, tha se personi që qëlloi drejt tavolinës së tyre kishte moshën rreth 50-60 vjeç, kjo e vërtetuar me faktin se ai, pas ngjarjes nuk vraponte me të njëjtin ritëm si bashkëpunëtori i tij që qëlloi nga një distancë më e largët.

Shkrimi u publikua sot (1.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Shifra rekord/ Gushti i nxehtë ‘dogji’ 27.7 mln euro për të blerë energji, KESH importoi 210 mijë megavat

Shifra rekord/ Gushti i nxehtë ‘dogji’ 27.7 mln euro për të blerë energji, KESH importoi 210 mijë megavat