Lazër Stani: “Kohë për nuse”

Lazër Stani: “Kohë për nuse”
Shkrimtari Lazër Stani, i cilësuar nga kritika si një nga tregimtarët më të mirë e më të vecantë shqiptarë, vjen para lexuesve  më vëllimin e tij të ri me tregime “Kohë për Nuse, botuar nga  “EBP Fishta”. Në këtë libër të ri të autorit janë përshirë tetë tregime: “Të magjepsurit”, “Përqafim në mort”, “Pianisti”,  “Kohë për Nuse”, “Një histori dhe një emër gruaje”, “Me sy të fiksuar pas një ylli”, “Idioti udhëton për Amerikë” dhe “Daiza Zaharia”.  Janë histroi të përvetëshme, histori shqiptare, të rrefyera më një stil të jashtëzakonshëm, që të rrëmbjenë me thellësinë, bukurinë, çiltërsinë, lirshmërinë dhe vertetësinë e tyre tronditëse.

Në pasthenien e librit, Profesor Anton Nikë Berisha shkruan:
“Tregimet e Lazër Stanit janë krijesa të botës së tij shpirtërore dhe shprehin para së gjithash dramën e brendshme; në to dëshmohen përplasje, pezullime e kundër-thënie; përmbushje synimesh dhe dëshirash, po dhe dështime; ringjallje të serishme të tyre ose shuarje të pjesshme ose të plota. Në to çdo gjë rrëfehet në një kontrast, që nuk ndjek një model, po degëzohet; ndodhin drama brenda dramave, të vogla e të mëdha, kontraste dhe kundërthënie brenda kundërthënieve”. 
Dhe me poshtë shton: Tregimet e Lazër Stanit si rrëfime poetike i përkasin para së gjithash realitetit të tyre të shprehur me anë të strukturës gjuhësore, përmes së cilës përftohet bota – realiteti që është tjetër në krahasim me botën konkrete, të përditshme.

Ato shqiptojnë dukuri që kanë mundur të ndodhin dje, që ndodhin sot ose që mund të ndodhin nesër. Kjo përkushtëzon që rrëfimi i Stanit, thellësisht subjektiv, fryt i imagjinatës dhe i shpirtit të tij, të pasur e njëherit të shqetësuar, të perceptohet i besueshëm, real dhe si i tillë të bëjë ndikimin e dukshëm në lexuesin”.

Lexuesi tashmë mund ta gjejë librin në libraritë e Tiranës tek “Albania”, “Adrion” “E pershtatshme” dhe librari “Basha” si dhe ne libraritë e Lezhës, Shkodrës, Durrësit etj. 
 
“Kohë për nuse”
 
Autori: Lazer Stani
Gjinia: Roman
Botoi:
Numri I faqeve: 180
Çmimi: 800 lekë.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 8 shkurt 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Kremtohet 115-vjetori i bandës frymore ‘Afërdita’, parada në Elbasan mbledh vendas e të huaj

Kremtohet 115-vjetori i bandës frymore ‘Afërdita’, parada në Elbasan mbledh vendas e të huaj