Kristjan Asllani ka luajtur vetëm 126 minuta në 19 javë kampionat me Interin. Mesfushori i Kombëtares nuk është zgjedhje e parë për trajneri Inzaghi dhe sërish ai nuk u preferua në fitoren 2-1 të së shtunës që Interi mori në shtëpi kundër Veronës.
Paçka se ishte në stol, elbasanasi ende nuk po bind për një vend stabël në fushë. Në Itali bëjnë me dije se ai ka disa fansa për ta afruar që në janar. Veç Fiorentinës, edhe Lazio po studion pistën e Asllanit.
Kryeqytetasit janë të gatshëm të bashkojnë Asllanin me Hysaj te Lazio dhe për këtë ofrojnë 10 milionë euro, si edhe një lojtar në shkëmbim. Bëhet fjalë për 27-vjeçarin Toma Basic që luan në mesin e fushës.
Ende nuk ka një vendim nga të dyja palët, me Asllanin që do donte një ekip ku të luante më shumë minuta. 21-vjeçari ka dy sezone që është pjesë e Interit, me zikaltërit që paguan 14 milionë euro për të te Empoli.
Paradoksalisht, Asllani ka luajtur më shumë minuta në Champions (204) sesa në kampionat, duke marrë parasysh edhe faktin se duelet në Evropë janë më të pakta në numër.
Nese eshte inteligjent deri ne korrik nuk leviz Asllani pasi mese merr Skudeto do jete shqiptari i pare ne inter qe luan me dy ylla ne fanelle (20 scudetto ) = 2yje pra nese merr inter kete vit kampionatin Asllani mbetet ne histori si shqiptar i pare qe luan me dy yje tek Inter ! Ex atyyyy super Asllani !
Përgjigju