Simone Inzaghi më mirë se Svengoran Erikson dhe Ciro Immobile më mirë se Lewandowski dhe Messi. Tingëllon si blasfemi, por në fakt është e vërtetë! E nisim nga snajperi i Lazio-s, Immobile, i cili dhe pse rrugën për këpucën e artë e ka të gjatë, po e udhëheq me bindje duke lënë pas gjigandët e tjerë europian
20 gola shumëzuar me koeficientin e vështirësisë 2 të Serie A bëjnë 40 pikë për Immobile, i cili ndiqet nga Lewandowski me 38 pikë, Werner me 36 dhe Vardy 34. E madje dhe vetë Messi ëshë larg me 13 golat e shënuar në La Liga.
Me 20 golat e shënuar në 18 ndeshjet e para të ketij sezoni Immobile barazon rekordin e ish-sulmuesit argjentinas të Milanit Angelillo's, që rezistonte që nga sezoni 1958-59 dhe nëse vazhdon me këtë ritem mund të arrijë një shifër rekord në një sezon të Serie A prej 40 golash, duke tejkaluar rekordin aktual të Higuain në sezonin 2015-16 me Napolin që realizoi 36 herë. Dukë parë ecurinë nuk duket i paarritshëm!

Dhe pastaj vjen Inzaghi që ka bërë me mire se Erikson, pasi me 10 fitoret radhasi në kampionat thyen rekordin e klubit të vendosur nga trajneri suedes në sezonin 1998-99. "Ështe një rekord i rëndësishëm, pasi përveç këtyre ndeshjeve fituam dhe një trofe gjatë ecurisë dhe për këtë duhen komplimentuar djemtë,"-u shpreh Inzaghi.
Dhe me të vërtetë që meritojnë komplimenta pasi nuk dorëzohen kurrë dhe këtë e vërtetojnë më së miri 12 pikët që ata kanë arritur ti sigurojnë vetëm në fund të 4 sfidave. Tani ata janë më afër se kurrë këtë sezon me Interin dhe Juventusin dhe me një ndeshje për të rikuperuar kundër Veronës bardhë-blutë roman mund të jetesojnë më shumë se kurrë ëndrrën "Scudeto".
Ne.k./Shqiptarja.comKomente

