Lazio-Inter ndez javën e 3 të Seria A, Asllani: Pas ndeshjes do shkëmbej fanellat me Hysajn

Lazio-Inter është një nga sfidat më intresante të javës së tretë të Seria A, që luhet mbrëmjen e së premtes në ‘Stadio Olimpico’. Pasi mësuan shortin e Champions League dhe ranë në grupin e ‘ferrit’ me Bayern dhe Barcelonën, zikaltëit i pret transferta e vështirë ndaj të besuarve të Sarrit, që në 2 ndeshjet e para ka marrë 4 pikë. Nga ana tjetër Inter synon fitoren e tretë radhazi, ndërsa trajneri Inzaghi ka të gjithë futbollistët në dispozicion me përjashtim të Mkihtaryan.  

Në prag të sfidës trajneri i zikaltërve e ka cilësuar Lazio-n si shumë të fortë, por ka thënë se Inter do fitoren. Sakaq Inzaghi ka njoftuar edhe disa ndryshime në formacion, ndërsa për ndeshjen ka folur edhe Kristjan Asllani, i transferua këtë verë nga Empoli te zikaltërit.

“Mezi pres ndeshjen me Lacion. Do të jetë një sfidë e vështirë, por do të bëjmë maksimumin që të marrim në shtëpi tri pikët. Për mua është edhe më speciale, sepse është gjithmonë kënaqësi të takoj Hysajn. Është miku im dhe saherë që përballemi, shkëmbejmë fanellat,”-u shpreh Kristjan Asllani.

Lazio-Inter do të nisë në orën 20:45 dhe pritet të luhet në një stadium të mbushur plot.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: SPAK dhe si një radiografi e demokracisë në PD

Mero Baze: SPAK dhe si një radiografi e demokracisë në PD