Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re, parti këto të përfshira në marrëveshjen e vitit të kaluar për tejkalimin e krizës politike, kanë paralajmëruar bllokim të reformave kushtetuese dhe zgjedhore në rast se nuk përfillet rezoluta e Kuvendit të Kosovës, e cila buron nga marrëveshja e liderëve.
Ndërkohë, kreu i Kuvendit, Jakup Krasniqi, thotë se mendimi i Gjykatës Kushtetuese ka fuqi më të madhe ligjore se rezoluta e miratuar në Kuvend. Ai e quan jokushtetuese marrëveshjen e liderëve të arritur në prill të vitit të kaluar.
E, ambasadori francez tha se vendimi i Kushtetueses për mandatin e presidentes duhet respektuar nga të gjithë, pavarësisht prej qëndrimeve politike. E shtrëngimin e duarve midis kryeministrit Thaçi dhe ish-presidentit Tadiq ai e quajti sinjal pozitiv për të ardhmen.
/Shqiptarja.com