LDK e Vetëvendosja, pro zgjedhjeve
të parakohshme, PDK kundë
Partia Demokratike e Kosovës po insiston se nuk duhet të shkohet në zgjedhje të parakohshme pa mbaruar punë me reformën zgjedhore dhe kushtetuese.
KOSOVE - Partia Demokratike e Kosovës po insiston se nuk duhet të shkohet në zgjedhje të parakohshme pa mbaruar punë me reformën zgjedhore dhe kushtetuese.
Por Lidhja Demokratike e Kosovës dhe lëvizja “Vetëvendosje” kanë shprehur gatishmërinë që t’i nënshtrohen një procesi të tillë, pavarësisht mosmbarimit të punës me reformën zgjedhore.
Zgjedhje të parakohshme ka kërkuar të dielën subjekti jashtëparlamentar, Partia Nacionale Demokratike Shqiptare. Kryetari i saj, Bujar Abdullahu, në një konferencë për media ka thënë se institucionet e Kosovës tashmë kanë humbur legjitimitetin për të vazhduar punën dhe veprimtarinë e tyre dhe se e vetmja dalje nga kriza janë zgjedhjet e reja.
Mirëpo anëtarja e Këshillit drejtues të PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë në një intervistë për gazetën se e tërë ajo që ka ndodhur ditëve të fundit në Kuvendin e Kosovës nuk duhet të merret shkak për futje të vendit në zgjedhje të parakohshme. “Kosova nuk ka krizë institucionale. Koalicioni i ka numrat në Parlament. Sikur të mos ishte kusht, opozita nuk do të na linte në pushtet. Pres që situata të shtendoset. Këto janë debate normale dhe në demokraci ndodh nganjëherë që në debate dhe publike të kalohen kufijtë”, ka thënë ajo.
Në Lidhjen Demokratike të Kosovës nuk e kanë parë problem përfundimin e reformës zgjedhore deri në atë shkallë sa për të mos iu nënshtruar një procesi zgjedhor të ri. Anëtarja e Kryesisë së LDK-së, Vjosa Osmani, është shprehur se edhe ligji i vjetër nuk lejon abuzimin, por në zgjedhjet e kaluara janë vjedhur votat.
Në lëvizjen “Vetëvendosje” kanë thënë se janë të gatshëm kurdoherë të hyjnë në zgjedhje. Drejtuesi i Sekretariatit për komunikim me media në “Vetëvendosje”, Erzen Vraniqi, është shprehur se nuk mund të pritet shumë nga reforma zgjedhore e trumbetuar. “Lëvizja ‘Vetëvendosje’ është e gatshme për zgjedhje në çdo kohë dhe sa më parë.
(marre nga Koha net)
(ad.ti/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?
-
Po
54%
-
Jo
32.1%
-
Nuk e di
13.9%
Vota total: 1568
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Veliaj: Kongresi, përgatitje për fitoren e madhe të Edi Ramës dhe PS-së në 2025: Më e mira është përpara
28 Korrik, 22:49
-
Elbasan/ Burri plagosi me thikë ish gruan, arrestohet, 48 vjeçarja dërgohet në spital (EMRI)
28 Korrik, 22:45
-
Erdogan kërcënon Izraelin: Ashtu siç kemi hyrë në Karabak dhe Libi, do bëjmë të njëjtën gjë me ta
28 Korrik, 22:26
-
Pogradec/ Sherr me thika midis dy të miturve! 15 vjeçari përfundon në spital
28 Korrik, 22:20
-
Përplasja e bandave në Elbasan, C4 që do kishte shkaktuar masakër në treg! Çfarë rrëfeu shënjestra: Isha postieri, shënjestra…
28 Korrik, 22:11
-
Gjirokastër/ Zjarr në afërsi të një biznesi, dyshohet i qëllimshëm! Zjarrfikësit ndërhynë në kohë për të shuar vatrën
28 Korrik, 22:02
-
Skënder Minxhozi: Ta gëzosh qeverinë teknike, Doktor!
28 Korrik, 22:00
-
Trafik i rënduar në aksin Balldren-Milot! Radhë kilometrike automjetesh
28 Korrik, 21:56
-
Shtëpia e Bardhë fajëson Hezbollahun për sulmin 'e tmerrshëm' në Golan
28 Korrik, 21:55
-
Macron bisedë telefonike me Netanyahun: Dënon sulmin në Lartësitë e Golanit, por i kërkon të mos ketë përshkallëzim
28 Korrik, 21:46
-
Ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës, ja përse
28 Korrik, 21:34
-
Zgjedhjet presidenciale në Venezuelë/ Karrigia e Maduros në rrezik, kërcënon me 'luftë civile' nëse nuk zgjidhet
28 Korrik, 21:24