PRISHTINE, 19 nentor/ATSH/. - Këshilli Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike te Kosovës ka autorizuar kryetarin e saj, Isa Mustafa, që të kontaktoj me të gjithë subjektet politike, në mënyrë që të arrijë që të gjenden alternativat për krijimin e institucioneve, ben te ditur KosovaPress.
Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se ishte një mbledhje shumë përmbajtjesore, ku është diskutuar pozicioni i LDK-së në Qeverinë e ardhshme në harmoni me vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe rekomandimet e presidentes. Ai nuk ka përjashtuar as PDK-në, duke thënë se bisedimet presin të fillojnë javën e ardhshme.
"LDK nuk pranon të hyjë ne asnjë variant të qeverisjes së vendit nëse LDK nuk do ta udhëheqë qeverisjen e vendit", ka thënë ai. /a.ke/









