Lidhja Demokratike e Kosovës bën të ditur se, sot pasdite do të dorëzohen komentet e përbashkëta të shumicës së deputetëve të Republikës së Kosovës ndaj kërkesës të deputetëve të legjislaturës V të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës, të përfaqësuar nga Xhavit Haliti.
Në 18 korrik, Partia Demokratike e Kosovës i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në lidhje me zhvillimet një ditë më parë në seancën konstituive të Kuvendit të Republikës.
"Partia Demokratike e Kosovës, duke i konsideruar si krejtësisht të kundërligjshme dhe jovalide vendimet e marra nga uzurpatorët e seancës konstituive, shpreh qëndrimin e saj se nuk i njeh këto vendime që dolën nga një proces antiligjor, antidemokratik dhe antikushtetues", theksohet në një deklaratë pas seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, ku për kryetar është zgjedhur lideri i LDK-së, Isa Mustafa.
Në 23 korrik, Gjykata Kushtetuese ka pezulluar vendimin e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e Isa Mustafës në postin e Kryetarit të Parlamentit, deri në vendimin e këtij institucioni për kërkesën e deputetëve të PDK-së.
Po në 23 korrik u njoftua zyrtarisht se Mustafa ka pezulluar të gjitha aktivitetet në cilësi të kryeparlamentarit, pasi ka pranuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, sipas të cilit, aplikohet masa e përkohshme - pezullohet vendimi për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës në seancën konstituive të 17 korrikut dhe kërkohet që Kuvendi të përmbahet nga çdo veprim deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës./ATSH/
/Shqiptarja.com